An-Nisaa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
لَّـٰكِنِ ٱللَّهُ يَشْهَدُ بِمَآ أَنزَلَ إِلَيْكَ ۖ أَنزَلَهُۥ بِعِلْمِهِۦ ۖ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ يَشْهَدُونَ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًا 166
Por Allahu dëshmon se atë(shpallje)që ta zbriti ty, ta zbriti nga dija e Vet dhe melekët dëshmojnë. Por mjafton që Allahu është dëshmues. -Pasi bëri të ditur se i solli Shpallje Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.), ashtu sikurse u kishte sjellë vëllezërve të tij profetë më herët, Allahu i Lartësuar dëshmon Vetë për saktësinë dhe vërtetësinë e kësaj Shpalljeje. Kështu, Allahu i Lartësuar dëshmon se e ka shpallur Kur’ânin “nga dija e Vet”. Shprehja “nga dija e Vet” mund të kuptohet në dy mënyra:1. “Ta zbriti nga dija e Vet”, domethënë, kjo Shpallje, të cilën e ka zbritur Allahu i Lartësuar, përmban në vetvete dituri prej dijes së Zotit. Ajo përmban dituri hyjnore, dispozita ligjore dhe rrëfime të panjohura, të cilat janë një pjesë e dijes së Zotit dhe që Ai ua mëson robërve të Tij nëpërmjet kësaj Shpalljeje.2. “Ta zbriti nga dija e Vet”, domethënë, kjo Shpallje ka zbritur me djeninë e plotë të Allahut të Lartësuar, prandaj dhe Ai dëshmon për vërtetësinë e saj të padiskutueshme.Është Allahu i Lartësuar Ai që e shpalli Kur’ânin me urdhëresa, ndalesa dhe dispozita të rëndësishme, dhe këtë e bëri me dijen e Tij të plotë dhe absolute. Ai e di se çfarë përmban ky libër dhe e gjithë shpallja, të cilën ia përcolli Profetit të fundit, dhe e dinte shumë mirë gjendjen e atij të cilit ia shpalli këtë libër. Ai e dinte shumë mirë se Profeti i ftoi pa u lodhur njerëzit në adhurimin e Zotit të tyre, prandaj çdokush që e besoi dhe iu përgjigj ftesës së Profetit do të konsiderohet si miku i Zotit, ndërsa çdokush që e mohoi dhe shprehu armiqësi ndaj Profetit do të konsiderohet armiku i Zotit. Allahu i Lartësuar e ndihmoi profetin Muhamed a.s, duke i dhuruar fitore pas fitoreje, duke iu përgjigjur lutjeve të tij, duke poshtëruar armiqtë e tij dhe ndihmuar miqtë e tij. E ku ka dëshmi më të madhe dhe më të qartë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e këtij Profeti, sesa këto që u përmendën. Për çështjet e mëdha dhe të rëndësishme kërkohen dëshmi të forta, nga dëshmuesit më të rëndësishëm, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij. Ai është Zbatuesi i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij, Ngadhnjimtarit e të Urtit.” [Al imran 18]. Mjafton, pra, Allahu si dëshmues.