سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
سورت 3

Aal-i-Imraan

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 64

قُلْ يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ تَعَالَوْا۟ إِلَىٰ كَلِمَةٍ سَوَآءٍۭ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا ٱللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِۦ شَيْـًٔا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِّن دُونِ ٱللَّهِ ۚ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَقُولُوا۟ ٱشْهَدُوا۟ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ 64

Thuaju: “O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të përbashkët, mes nesh dhe mes jush -Allahu i Lartësuar na mëson që t’i ftojmë ithtarët e Librit të bashkohen në një fjalë të vetme, për të cilën kanë rënë dakord të gjithë profetët e Zotit. Këtë fjalë e kanë kundërshtuar veçse armiqtë e Zotit, arrogantët e humbur. Ajo është e përbashkët për të gjithë ne, dhe askush nga ne nuk duhet ta kundërshtojë. E tillë është metoda që duhet të ndiqet në mënyrën e debatit me të tjerët: fillimisht, le të biem dakord për pikat e përbashkëta, të pranuara nga të gjithë. Kjo fjalë e përbashkët, pra, e cila pranohet nga të gjithë është pohimi që: askush nuk meriton të adhurohet veç Allahut, të Vetmit, Absolutit, Zotit të botëve, siç thuhet në vijim:Të mos adhurojmë asnjë tjetër, përveç Allahut e të mos i bëjmë Atij shok në adhurim! –Ejani, pra, që të adhurojmë vetëm Allahun dhe vetëm Atij t’i përkushtohemi, duke i shprehur dashurinë, nënshtrimin e bindjen tonë të plotë ndaj Tij. Vetëm Atij t’i shprehim frikërespektin, vetëm prej Tij të shpresojmë dhe të kërkojmë ndihmë, mbështetje dhe udhëzim. Adhurimi, dashuria, madhërimi, frika, shpresa, duhet t’i përkushtohen vetëm Atij, e asgjëje tjetër.Të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin si zota përveç Allahut!” -Asnjë e asgjë tjetër, përveç Allahut, të mos e pranojmë si Zotin tonë. Bindja dhe nënshtrimi duhet të jenë vetëm për Allahun e Lartësuar dhe udhëzimet e sjella prej Profetit (a.s.). Të mos pranojmë t’u bindemi krijesave duke kundërshtuar Krijuesin, sepse kjo do të thotë që krijesave t’u japësh gradën e Krijuesit, kur dihet që Allahu është i Vetëm e i Pashoq në zotërimin e Tij. Vetëm Ai është i Pushtetshmi, i Cili urdhëron dhe ndalon, shpërblen dhe ndëshkon me drejtësi. Vetëm Ai është Sunduesi, të Cilit i takon bindja dhe nënshtrimi i plotë. Nëse ithtarët e Librit e pranojnë këtë ftesë tuajën, atëherë ata janë si ju dhe kanë të njëjtat përgjegjësi dhe të drejta si ju. Por nëse nuk i pranojnë këto parime të drejta, të sjella nga të gjithë profetët, atëherë dijeni se ata janë arrogantë e të pabindur.E në qoftë se ata refuzojnë, thuaju: “Dëshmoni se ne jemi muslimanë(të nënshtruar ndaj Tij)!” -Të tillëve mjafton t’u dëshmoni se ju jeni muslimanë (të dorëzuar dhe të nënshtruar ndaj një Zoti të vetëm). Dobia e ftesës së tyre në pranimin e parimeve të tilla themelore, ndoshta është një qartësim më i madh për ta dhe nxitje e tyre për të menduar më thellë. Ndoshta ata do të përfitojnë nga dija e sigurt e muslimanëve rreth parimeve të të gjithë profetëve. E nëse nuk përfitojnë, atëherë ajo e hedh poshtë justifikimin e arrogantëve para Zotit. Pas një sqarimi të tillë, në fakt, atyre nuk u mbetet asnjë justifikim për të shpëtuar nga ndëshkimi i merituar që do t’u japë Allahu. Pastaj, kur ju që e dini të vërtetën, dëshmoni se jeni bërë muslimanë, pra, jeni dorëzuar dhe jeni të nënshtruar ndaj një Zoti të vetëm, të tjerët janë të parëndësishëm, refuzimi i të cilëve dëmton veçse ata. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”. Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.”Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur'ani) ua shton edhe më shumë përuljen.” [Isra 107-109]. Një dobi tjetër që përfitohet nga debatet me mohuesit është edhe fakti që, duke respektuar argumentimin e qartë e të saktë, besimtari përtërin besimin dhe bindjen e tij. Ai e shfaq hapur dhe me krenari Islamin, sepse besimi i tij është i ndërtuar mbi një siguri të plotë. Në këtë mënyrë, ai tregon, gjithashtu, mirënjohje për mirësitë e Zotit të tij.