Aal-i-Imraan
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قَالَتْ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى وَلَدٌ وَلَمْ يَمْسَسْنِى بَشَرٌ ۖ قَالَ كَذَٰلِكِ ٱللَّهُ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۚ إِذَا قَضَىٰٓ أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ 47
Ajo tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur s’më ka prekur njeri?!” –Në rrugë të zakonshme natyrale, fëmija nuk mund të vijë në jetë pa u hedhur disa hapa paraprakë. Për këtë arsye, Merjemeja pyet: ‘Kur mua nuk më ka prekur asnjë burrë me dorë, si do të kem fëmijë?!’ Kjo qe një habi nga ana e saj dhe aspak shenjë dyshimi a mosbesimi. Ajo nuk kishte asnjë dyshim në fuqinë absolute të Allahut të Lartësuar për të bërë gjithçka.Ai (Allahu)tha: “Ja, kështu, Allahu krijon çfarë të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: “Bëhu!” e ajo menjëherë bëhet.”. -Melekët e lajmëruan atë që edhe kjo, si shumë mirësi të tjera të dhëna nga Zoti i saj, do të ishte një mrekulli. Nëse Allahu i Gjithëpushtetshëm dëshiron diçka, thjesht i thotë “Bëhu”, dhe ajo bëhet. Mjafton ky fakt i madhështisë së të Gjithëpushtetshmit, dhe çdo gjë bëhet e qartë dhe e kuptueshme për t’u pranuar dhe besuar. Këtu nuk mund të lihet pa u përmendur edhe diçka shumë e bukur. Nëpërmjet këtyre ngjarjeve që Allahu i Lartësuar u sjell krijesave me kaq vërtetësi, kuptohet urtësia absolute e Tij, e pikërisht nga mënyra e përshkallëzuar me të cilën Ai na i rrëfen ato. Fillimisht, Allahu i Lartësuar tregon disa ngjarje të çuditshme, pastaj sjell të tjera që janë edhe më të çuditshme se ato të parat. Kështu, për shembull, në fillim, tregohet për ushqimin që i sillej Merjemes, pa mund e pa lodhje nga ana e saj, si dhuratë prej Zotit dhe drejtpërdrejt nga Ai. Pastaj tregohet për lindjen e Jahjas, babai i të cilit ishte i thyer në moshë, ndërsa nëna e tij ishte beronjë. Më tej, vijohet me lindjen e Isait (a.s.) pa baba, pa ndërhyrjen e mashkullit. Kjo, pa dyshim, është urtësia madhështore e Krijuesit në përkujdesjen e Tij ndaj njerëzve, që ata të besojnë dhe të binden plotësisht se Allahu është i Plotfuqishëm. Ai vepron atë që dëshiron. Nëse dëshiron që diçka të ekzistojë, ajo vjen në ekzistencë. Nëse dëshiron që diçka të mos jetë, ajo kurrë nuk ka për të ekzistuar. Më pas, Allahu i Lartësuar na tregon më hollësisht rreth adhuruesit dhe Profetit të Tij, Isait (a.s.).