سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
سورت 3

Aal-i-Imraan

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 106

يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌ ۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسْوَدَّتْ وُجُوهُهُمْ أَكَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَـٰنِكُمْ فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ 106

Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen... -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjendjes së njerëzve në Ditën e Gjykimit. Atë ditë, gjykimi i Zotit, i bazuar në drejtësinë dhe bamirësinë e Tij absolute, do të lërë gjurmët e tij te krijesat. Kjo, sigurisht, është një mënyrë kërcënimi dhe përgëzimi, që nxit frikën dhe shpresën ndaj Zotit të Drejtë dhe Bamirës. I Lartësuari thotë se atë ditë do të zbardhen disa fytyra. Ato do të jenë fytyrat e atyre që pasojnë Librin e Allahut dhe që qëndrojnë të bashkuar me njëri-tjetrin. Atë ditë do të ketë edhe fytyra që nxihen, të cilat do të jenë fytyrat e atyre që do të meritojnë ndëshkimin dhe dëshpërimin e përjetshëm. Arsyeja është se ata bëjnë fjalë e vepra të këqija dhe nxisin kundërshtimet dhe përçarjen, prandaj poshtërimi që do të ndiejnë brenda zemrave të tyre do t’ua nxijë fytyrat atë ditë. Ndërsa të lumturve, për shkak të mirësisë dhe lumturisë që u gjenden në zemër, do t’u zbardhen fytyrat e tyre, sepse është lumturia që do të përjetojnë atë ditë, e cila do të lërë gjurmë edhe në fytyrat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari në suren Insan, ajeti 11: “...e do t’i stolisë ata me ndriçim (në fytyrë) dhe me gëzim (në zemër).” Ose në një ajet tjetër: “Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht. Për ata që bënë të këqija, (le ta dinë se)dënimi i të keqes është aq sa e keqja. Ata do t’i mbulojë poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga Allahu. Fytyrat e tyre do të jenë sikur t’i ketë mbuluar një pjesë nga terri i natës. Ata janë banorë të Zjarrit. Ata do të jenë atje përjetësisht.” [Junus 26, 27]....atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t'u thuhet:... –Për shkak të padrejtësisë që kanë bërë këta, do t’u thuhen disa fjalë, të cilat shprehin habi dhe qortim të rëndë njëkohësisht:A mohuat edhe pasi kishit besuar?! –Kuptimi: Si është e mundur që ju i dhatë përparësi kufrit dhe rrugës së humbjes kundrejt besimit dhe udhëzimit në rrugën e drejtë?! Si është e mundur që e braktisët rrugën e drejtë të lumturisë dhe ndoqët rrugën e humbjes drejt dëshpërimit?! Për shkak të kësaj zgjedhjeje të keqe nga ana juaj, ju meritoni veçse Zjarrin. Ai është vendi i vetëm ku meritoni të hyni:Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj! -Vuajeni poshtërimin, dëshpërimin dhe ndëshkimin, që i fituat vetë me kufrin tuaj!