Aal-i-Imraan
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِۦ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ 102
O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë! -Ky është një urdhër nga Allahu i Lartësuar drejtuar besimtarëve, që ata t’i frikësohen dhe ta respektojnë Atë me një devotshmëri (taķuâ) të vërtetë. Ai i këshillon ata që të jenë të vazhdueshëm në këtë rrugë dhe të jenë të përqendruar në ruajtjen e kufijve të Tij deri në vdekje, sepse çdokush që jeton në një gjendje të caktuar, do të vdesë po në atë gjendje. Për shembull, një njeri që në kohën e rinisë, fuqisë dhe shëndetit të plotë tregon devotshmëri të vazhdueshme ndaj Zotit të tij, duke iu bindur urdhrave të Tij dhe duke u kthyer gjithmonë tek Ai për gjithçka e në çdo gjendje, pa dyshim që Allahu i Lartësuar ka për ta forcuar atë në momentin e vdekjes dhe ka për t’ia mundësuar atij një mbyllje të mirë. Por çfarë do të thotë që t’i frikësohesh Zotit me një devotshmëri të vërtetë?! Ibn Mesudi shpjegon: “Kjo do të thotë që t’i bindesh Allahut dhe të mos e kundërshtosh Atë, ta përkujtosh dhe të mos e harrosh Atë, ta falënderosh e të mos e mohosh Atë.”Ky ajet flet për devotshmërinë, që Allahu i Lartësuar e meriton t’ia përkushtosh. Ndërsa për sa i përket masës së devotshmërisë që adhuruesi e ka të detyrueshme ta ketë, atë e sqaron ajeti tjetër kur’ânor, që thotë: “Kini taķuâ ndaj Allahut aq sa të mundeni!” Për taķuâ-n ka shumë shpjegime, që janë të lidhura me veprat e zemrës dhe të gjymtyrëve, por më bukur i përmbledh përkufizimi se: “Taķuâ është kryerja e urdhrave të Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij.” Pastaj Allahu i Lartësuar urdhëron besimtarët për diçka, që është një ndihmë e domosdoshme për të ruajtur devotshmërinë. Kështu, devotshmëria e tyre do të jetë gjithmonë e paluhatshme nëse ata i përmbahen kësaj këshille të Zotit të tyre: