سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Ankaboot
سورت 29

Al-Ankaboot

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیات 61–63

وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ ۖ فَأَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ 61 ٱللَّهُ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ وَيَقْدِرُ لَهُۥٓ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ 62 وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّن نَّزَّلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَحْيَا بِهِ ٱلْأَرْضَ مِنۢ بَعْدِ مَوْتِهَا لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ ۚ قُلِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ 63

Nëse i pyet ata se, kush i krijoi qiejt e Tokën dhe kush i nënshtroi Diellin dhe Hënën, ata do të thonë sigurisht: “Allahu. ” Atëherë, pse u shkoni pas trillimeve? Allahu ia shton rizkun atij që do nga robërit e Vet dhe ia pakëson atij që Ai do, sepse Allahu di gjithçka. Nëse i pyet ata se, kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të ngjall tokën, pasi ishte shkretuar, ata do të thonë: “Allahu.” Thuaj: “I gjithë lavdërimi i qoftë Allahut!" Megjithatë, shumica e tyre nuk logjikojnë. -Në vijim, Allahu i Lartësuar sjell këto ajete si një argumentim për ata që refuzojnë të pranojnë njësimin e Tij në uluhije (meritën e adhurimit), duke i ftuar ata të meditojnë në diçka, që edhe vetë e pranojnë: në faktin se Allahu është i vetmi në rububije. Kështu, nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e Tokën kush i nënshtroi Diellin dhe Hënën, kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pasi është e shkretuar dhe në dorën e kujt është çdo çështje, Ata do të thonë: “Allahu! Një dhe i vetëm është Ai që i ka në dorë të gjitha këto! Ne dëshmojmë të bindur se idhujt nuk kanë në dorë asgjë nga këto!” Sa e çuditshme është gjendja e tyre e mjerë! Trillojnë e shpifin, duke adhuruar dikë që edhe vetë e besojnë se është i pafuqishëm dhe nuk ka asgjë në dorë. Dije, pra, se janë pa mend në kokë këta të mjerë, që adhurojnë veç Allahut gjëra që nuk kanë asnjë gjë në dorë. Ata janë mendjelehtë dhe pa logjikë. A mund të gjesh më truthtarë se ai njeri që i afrohet një guri, varri etj., që e di mirë që nuk ka asgjë në dorë, as dobi e as dëm, nuk mund të krijojë as të japë rizk, dhe sërish i përkushtohet atij me sinqeritet e përunjësi, me adhurime e dedikime të kulluara, duke e bërë kështu shok e partner me Zotin, që është i vetmi Krijues e Furnizues, i vetmi që ka në dorë dobinë dhe dëmin?! Kur të shohësh të tillë kokëboshë e trutharë, thuaj: "I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili e qartësoi udhëzimin nga devijimi dhe humbja! I lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai, që e qartësoi kotësinë e rrugës së idhujtarisë, për t’i paralajmëruar dhe ndriçuar rrugën e besimtarëve të mirë, që i zgjodhi për veten e Tij. I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili krijoi botën e sipërme dhe atë të poshtme dhe kujdeset vetë për rizkun e krijesave dhe për çdo çështje të tyre!” Allahu ia shton rizkun atij që Ai do dhe ia ngushton atij që Ai do, dhe këtë e bën me urtësinë e Tij, sepse Ai e di mirë se çfarë është e mirë dhe i rregullon robërit e Tij. Ai e di mirë për çfarë kanë nevojë ata.