Al-Qasas
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَنُمَكِّنَ لَهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَنُرِىَ فِرْعَوْنَ وَهَـٰمَـٰنَ وَجُنُودَهُمَا مِنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَحْذَرُونَ 6
...dhe t’u jepnim atyre pushtet në tokë. - Pra, atyre do t’u takojë përfundimi i mirë në tokë dhe sundimi i saj, para se Zoti t’u dhurojë mirësitë e përjetshme të ahiretit. Kështu, të gjitha këto premtime janë çështje që Zoti i ka dëshiruar dhe vullneti i Tij gjithmonë do të plotësohet. Gjithashtu, Ai na njofton se dëshironte që:Ndërsa Faraonit, Hamanit dhe ushtrive të tyre t’u tregonim atë që ata kishin frikë. - Ai është Allahu i Plotpushtetshëm dhe Ngadhënjimtar, që përmes një grupimi të vogël, të pafuqishëm e të varfër, ka për t’i treguar vendin edhe asaj fuqie me ushtri të mëdha dhe udhëheqës tiranë, që e shihnin veten të pamposhtur. Prej këtij grupi të vogël do të vinte makthi i tyre, - që ishte dëbimi nga vendi. Pikërisht nga kjo frikë e madhe, ata i shtypnin dhe i mbanin nën kontroll, duke thyer çdo rizgjim e ndërgjegjësim të tyre. Për t’i pakësuar dhe dobësuar, ata u vrisnin fëmijët djem, tek të cilët ishte forca. Por sidoqoftë, të gjitha këto ndodhnin me dëshirën dhe caktimin e Zotit. Është Ai që përcakton të gjitha rrugët dhe mjetet për të realizuar atë që dëshiron. Është Ai që i përmbush të gjitha shkaqet dhe pasojat, pa e hetuar as të dashurit e Tij dhe as armiqtë e tyre. Secili do të bëjë atë për të cilën do të japë llogari para Zotit të vet. Fillimi i këtij ndryshimi të madh ishte me lindjen e Musait, që do të ishte një profet i madh i Tij. Në duart e këtij profeti do të vinte shpëtimi dhe lartësimi i popullit të izraelitëve.