Al-Qasas
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قَالَ إِنِّىٓ أُرِيدُ أَنْ أُنكِحَكَ إِحْدَى ٱبْنَتَىَّ هَـٰتَيْنِ عَلَىٰٓ أَن تَأْجُرَنِى ثَمَـٰنِىَ حِجَجٍ ۖ فَإِنْ أَتْمَمْتَ عَشْرًا فَمِنْ عِندِكَ ۖ وَمَآ أُرِيدُ أَنْ أَشُقَّ عَلَيْكَ ۚ سَتَجِدُنِىٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ 27
"Unë dëshiroj të të martoj me njërën prej vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh për tetë vjet ...” -Dëshiroj të punosh tek unë për tetë vjet.“Por nëse i plotëson dhjetë, atëherë është vullneti yt. Unë nuk dua të të rëndoj ty.” - Kjo është në dorën tënde, pra, nuk je i detyruar. Nuk po t’i bëj të detyrueshme dhjetë vjet, se nuk dua të të rëndoj me punë. Ajo që kërkoj prej teje është pak dhe e lehtë për ty. Ke për të parë që:Por(sido që të vendosësh), ti do të gjesh tek unë një njeri të mirë, në dashtë Allahu.” - Ai i parashtroi Musait një punë të lehtë, ndaj ky bashkëpunim do të ishte i mirë dhe i drejtë. Kjo, nga njëra anë, tregon se ai ishte një burrë i mirë dhe i drejtë. Nga ana tjetër, ajo tregon se me një njeri të ndershëm e fisnik duhet të sillesh mirë, ashtu siç u soll ky burrë me Musain. Mirësjellja me sa të kesh mundësi është detyrë. Atij i duhet treguar se po trajtohet ndryshe nga të tjerët, pra, me më shumë respekt dhe vlerësim.