سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · An-Naml
سورت 27

An-Naml

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 19

فَتَبَسَّمَ ضَاحِكًا مِّن قَوْلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِىٓ أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتَ عَلَىَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَىَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَـٰلِحًا تَرْضَىٰهُ وَأَدْخِلْنِى بِرَحْمَتِكَ فِى عِبَادِكَ ٱلصَّـٰلِحِينَ 19

Sulejmani buzëqeshi me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im! më jep forcë, që të të falënderoj për të mirat e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen! Gjithashtu, me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robërve të Tu të mirë!” - Atij i pëlqyen shumë fjalët e milingonës dhe kujdesi i saj për popullin e vet. Subhanallah! Sa të mirë dhe me moral kanë qenë profetët e Zotit! Çuditeshin kur duhej dhe gëzimi i tyre ishte me masë. Asnjëherë nuk e kalonin masën e buzëqeshjes. I tillë ishte edhe Profeti ynë (a.s), që buzëqeshte dhe gjithmonë e shihje buzagaz. Të qeshurit me të madhe dhe me zë të lartë tregon mendjelehtësi dhe mangësi, si dhe një edukatë të ulët. Nga ana tjetër, të qëndruarit i vrenjtur dhe pa buzëqeshur kurrë është shumë e çuditshme dhe jo e këndshme. Ai tregon gjithashtu vrazhdësi morali dhe natyrë të ashpër. Profetët kanë qenë të ruajtur nga të tilla mangësi. Pastaj Sulejmani e falënderon Allahun për këtë mirësi që i pati dhuruar dhe tha: “O Zoti im! më jep forcë..." Pra, më frymëzo dhe më jep forcë e udhëzim që: "...të të falënderoj për të mirat e Tua, që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi..." Sigurisht që mirësitë ndaj prindërve janë mirësi edhe për fëmijën, për të cilat fëmija duhet të falënderojë Zotin. Kështu, Sulejmani u lut që Zoti t’i jepte frymëzim e forcë, që të mund të tregohej mirënjohës për mirësitë e besimit dhe mirësitë e dynjasë, që i kishte dhënë atij dhe prindërve të tij. Ai u lut gjithashtu dhe tha: "...dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen!" Pra, më jep forcë e sukses, më bëj të aftë që të bëj punë të mira, që Ti i do dhe je i kënaqur! Dhe dihet se Zoti kënaqet me ato punë që plotësojnë dy kushte: së pari, ato punë janë në përputhje me porositë e Tij dhe, së dyti, kryhen me sinqeritet dhe janë të pastra nga mangësitë dhe gjërat që i prishin ato. Pastaj u lut për mëshirë nga Zoti dhe për ta bërë prej besimtarëve të mirë, duke thënë: "Me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robërve të Tu të mirë!”. Mëshira e posaçme është bërë për të mirët, me gjithë gradat dhe nivelet e tyre. Ky ishte një shembull që na tregon reagimin e Sulejmanit, kur dëgjoi milingonën. Në vijim, Allahu i Lavdëruar na tregon një tjetër shembull dhe sjellje të Sulejmanit gjatë bisedës me zogjtë.