An-Naml
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَوَرِثَ سُلَيْمَـٰنُ دَاوُۥدَ ۖ وَقَالَ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ عُلِّمْنَا مَنطِقَ ٱلطَّيْرِ وَأُوتِينَا مِن كُلِّ شَىْءٍ ۖ إِنَّ هَـٰذَا لَهُوَ ٱلْفَضْلُ ٱلْمُبِينُ 16
Sulejmani qe trashëgimtari i Daudit. - Ai trashëgoi profetësinë dhe diturinë nga i ati, por Zoti i shtoi edhe dituri tjetër. Sulejmani përfitoi nga dituria e të atit, por Zoti e dalloi duke i mësuar diçka tjetër, sikurse tregon për këtë ajeti në vijim:-Ai tha: “O njerëz! Neve na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve” -Duke lavdëruar Allahun dhe i gëzuar për këtë mirësi që Ai i kishte dhënë, Sulejmani u drejtohet njerëzve dhe u thotë: “O njerëz! Neve na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve...". Sulejmani (a.s) e kuptonte çfarë flisnin shpendët dhe e fliste gjuhën e tyre, siç foli me pupëzën, ose siç kuptoi fjalët e milingonës, që do të tregohet më pas. Kjo mirësi nuk i ishte dhënë askujt, përveç Sulejmanit (a.s).“...e na ka dhuruar nga çdo mirësi.” - Allahu na dhuroi nga çdo mirësi dhe të gjitha mjetet e kushtet për një pushtet dhe mbretërim, që askush nuk e ka pasur. Në fakt, Sulejmani ishte lutur për diçka të tillë, kur tha: “O Zoti im! Më fal (gabimin)dhe më dhuro një pushtet të tillë, që askush pas meje nuk do ta ketë! Vërtet, Ti je dhuruesi më i madh!" [Sad 35]. Kështu, ndër të tjera, Allahu i Lavdëruar ia nënshtroi atij shejtanët (xhindët), që bënin për të çdo gjë që ai dëshironte dhe punë që askush tjetër nuk mund t'i kryente. Allahu i Lartësuar i nënshtroi gjithashtu erën, me të cilën udhëtimin e një muaji e bënte brenda paradites dhe kthimin e bënte brenda një pasditeje.“Vërtet kjo është një mirësi e madhe (nga Allahu)”. -Kjo mirësi që na dhuroi Zoti dhe na dalloi mbi shumë e shumë të tjerë është një bekim i madh. Kështu, Sulejmani e pranoi me përunjësi e mirënjohje se të gjitha këto ishin mirësi prej Allahut të Lartësuar.