Ash-Shu'araa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
طسٓمٓ 1 تِلْكَ ءَايَـٰتُ ٱلْكِتَـٰبِ ٱلْمُبِينِ 2
Ta, Sin, Mim. Këto janë ajete të Librit(Kur’anit)të qartë. -Allahu i Lartësuar jep shenja që tregojnë madhështinë dhe vlerën e lartë të këtij libri të qartë dhe qartësues të gjithçkaje, i cili përmbledh brenda tij synimet e larta hyjnore dhe qëllimet kryesore e madhore të Sheriatit. Te çdokush që e lexon atë nuk mbetet asnjë dyshim për lajmet e sjella në këtë libër dhe asnjë pasiguri për ligjet e shkruara në të. Lajmet dhe dispozitat e tij janë shumë të qarta dhe sjellin kuptimet dhe kumtet më të bukura dhe plot vlera. Madje, gjykimet sillen të lidhura ngushtë me shkaqet dhe urtësitë pse janë ligjëruar. Profeti (a.s) i paralajmëronte njerëzit përmes këtij Kur'ani dhe i udhëzonte ata në rrugën e drejtë, sipas së cilës të adhuronin Zotin. Nga ky udhëzim përfitonin të devotshmit, që e respektonin ftesën dhe nënshtroheshin të punonin e jetonin sipas saj. Ndërsa ata që ishin shkruar si të dëshpëruar i kthenin shpinën ftesës dhe nuk denjonin as ta shihnin e kuptonin atë. Kur kjo ndodhte, Profeti (a.s)trishtohej shumë. Ai trishtohej që ata nuk besonin Allahun, sepse dëshironte të mirën dhe rregullimin për ta. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë: