سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Furqaan
سورت 25

Al-Furqaan

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 70

إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَـٰلِحًا فَأُو۟لَـٰٓئِكَ يُبَدِّلُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِهِمْ حَسَنَـٰتٍ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا 70

Përveçse nëse pendohet, beson (me besimin e drejtë) dhe bën vepra të mira.... -Ata që pendohen nga këto gjynahe e të tjera dhe heqin dorë menjëherë nga ato, duke shprehur pendesë për atë që ka shkuar dhe kanë vendosur që të mos u kthehen më atyre gjynaheve. Së dyti, "...besojnë". Pra, ata besojnë Allahun me një besim korrekt dhe të saktë, gjë që nënkupton largimin nga gjynahet dhe përmbushjen e urdhrave të Zotit. Së treti: "... bëjnë vepra të mira...". Të tilla janë veçse ato punë që i ka urdhëruar Sheriati të kryhen, duke synuar veçse kënaqësinë e Zotit. Këtyre njerëzve, Allahu i Lartësuar u premton diçka të mrekullueshme:Këtyre Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. -Veprat dhe fjalët e tyre, që ishin gjynahe, tashmë shndërrohen në fjalë dhe vepra të mira, që sjellin sevape dhe bindje ndaj Zotit. Kështu, shirku i tyre shndërrohet në iman të pastër e korrekt, veprat e këqija e mosbindja shndërrohen në mirësi dhe bindje ndaj Zotit. Gjithashtu, të gjitha punët e këqija u shndërrohen në të mira, nëse për çdo punë të keqe që robi ka bërë është penduar dhe ka bërë punë të tjera të mira, të cilat i fshijnë të këqijat. Kjo kuptohet qartë nga ajeti. Në këtë lloj kuptimi është sjellë edhe një hadith, ku flitet për një burrë, të cilin Zoti e mori në llogari për disa nga gjynahet e Tij dhe ia numëroi ato. Pastaj ia zëvendësoi çdo punë të keqe me një punë të mirë. Atëherë njeriu i thotë: “O Zoti im! Unë kam bërë të këqija, të cilat nuk i shoh këtu!” Allahu është më i ditur për gjithçka.Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ai është Gafuran - Falësi më i Madh. Allahu i fal të gjitha gjynahet, edhe ato më të mëdhatë, nëse robi pendohet e nënshtrohet të kthehet tek Ai. Allahu është Rrahim - Mëshirëplotë, për robërit e Tij adhurues, sepse i fton ata që të pendohen, edhe pse ata e kanë tepruar me gjynahe të mëdha, pastaj u jep sukses që të pendohen, dhe pastaj e pranon pendimin e tyre.