Al-Furqaan
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَلَمْ يَتَّخِذْ وَلَدًا وَلَمْ يَكُن لَّهُۥ شَرِيكٌ فِى ٱلْمُلْكِ وَخَلَقَ كُلَّ شَىْءٍ فَقَدَّرَهُۥ تَقْدِيرًا 2
Ai, të Cilit i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës... -Allahu i Lartësuar është i Vetmi që administron të gjitha çështjet në qiell dhe në Tokë. Gjithçka në to është pronë e Allahut dhe të gjithë janë robër të Tij, të nënshtruar përpara madhështisë së Tij, të përulur përpara Rububijes së Tij, të varfër dhe nevojtarë për mëshirën e Tij. Allahu i Madhëruar dhe i Lavdëruar e përshkruan Veten e Tij, duke thënë:Asnjë bir nuk ka lindur Ai e asnjë ortak nuk ka në sundimin e Tij. -E si të ketë Ai djalë ose partner, që të marrë pjesë në pushtetin e Tij, kur dihet se Ai është Pronari i gjithçkaje dhe çdo gjë tjetër është pronë dhe krijesë e Tij?! Ai është Sunduesi, kurse çdo gjë tjetër është e sunduar dhe e nënshtruar ndaj Tij. Ai është i Pasuri në veten e Tij, që nuk ka nevojë për të tjerët dhe është i Pasur në çdo aspekt, ndërsa gjithë të tjerët janë të krijuar, të varfër dhe nevojtarë tek Ai. Varfëria e tyre është pjesë e pandashme e qenies së tyre në çdo aspekt. E si mund të mendohet që Ai të ketë partner dhe shokë në pushtetin dhe mbretërimin e Tij, kur të gjitha çështjet e të gjitha krijesave janë në dorën e Tij?! Asgjë nuk mund të lëvizë ose qëndrojë në prehje dhe asgjë nuk mund të funksionojë ndryshe, por veçse me dëshirën dhe vullnetin e Tij?! I madhëruar dhe larg çdo të mete është Allahu i Lartësuar. Ata që e përshkruan Allahun me të tilla cilësi të ulta nuk e madhëruan Atë ashtu siç i takon Atij dhe nuk e respektuan madhështinë e Tij. Prandaj i Madhëruari thotë:Ai krijoi çdo gjë, duke e përcaktuar në mënyrë të qartë e me urtësi. -Kjo përfshin botën e sipërme dhe botën e poshtme, botën e kafshëve, bimëve dhe sendeve, pra, gjithçka. Pastaj Ai thotë: "... duke e përcaktuar në mënyrë të qartë e me urtësi." Pra, çdo krijese i dha gjithçka që i përshtatet krijimit të saj, ashtu sikurse e kërkon urtësia e Tij. Çdo mendje e shëndetshme nuk mund ta përfytyrojë krijesën e Zotit ndryshe nga ajo si e ka përcaktuar Zoti të jetë. Madje çdo pjesë dhe gjymtyrë e një krijese është në vendin ku duhet të jetë, me masën formën dhe funksionin e saj, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: "Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin, i Cili krijoi dhe përsosi, i Cili përcaktoi e orientoi..." El Ea'la 1 - 3. Ose në një ajet tjetër: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë formën e vet (të krijimit), dhe pastaj e ka udhëzuar?” [Ta ha 50]. Pasi përmendi madhështinë e Tij, cilësitë e Tij të plota dhe mirësitë e Tij të shumta, Allahu i Madhëruar na tregon se të gjitha këto janë argument i padiskutueshëm që Ai duhet të jetë i vetmi i Adhuruar, të Cilin duhet ta duash me gjithë shpirt, ta madhërosh dhe përulesh para Tij me gjithë qenien tënde. Vetëm Atij duhet t’ia përkushtosh sinqeritetin e plotë në adhurim, si Një dhe i Vetëm. Prandaj dhe në ajetet në vijim është shumë me vend që Allahu i Madhëruar të na përmendë kotësinë dhe pavlefshmërinë e adhurimit të çdo gjëje tjetër.