An-Noor
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قُلْ أَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَأَطِيعُوا۟ ٱلرَّسُولَ ۖ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّمَا عَلَيْهِ مَا حُمِّلَ وَعَلَيْكُم مَّا حُمِّلْتُمْ ۖ وَإِن تُطِيعُوهُ تَهْتَدُوا۟ ۚ وَمَا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلَّا ٱلْبَلَـٰغُ ٱلْمُبِينُ 54
Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit!” -Në fakt, kjo është detyra e tyre, ndërsa detyra e Profetit (a.s) është që thjesht t’ju urdhërojë e t’ju ndalojë. Prandaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse bindeni dhe plotësoni urdhëresat, ky është fati juaj dhe fillimi i lumturisë suaj.Por, nëse ju refuzojnë, atëherë ai(i dërguari)është përgjegjës vetëm për atë që është i ngarkuar dhe ju jeni përgjegjës për atë që ju është ngarkuar. -Detyra e Profetit është kumtimi i qartë i Shpalljes dhe ai e plotësoi atë. Ndërsa pjesa juaj është: bindja dhe nënshtrimi sipas Shpalljes. Por tashmë duket qartë gjendja juaj. Tashmë doli qartë humbja dhe devijimi juaj, braktisja e rrugës së drejtë dhe merita e dënimit tuaj.Nëse ju i bindeni atij, atëherë e keni gjetur të Vërtetën. -Nëse i bindeni Profetit, atëherë do të gjeni plotësisht rrugën e drejtë në fjalët dhe veprat tuaja. Nuk ka asnjë mundësi që të gjeni udhëzimin e drejtë tjetërkund, përveçse nëpërmjet bindjes ndaj Allahut dhe Profetit. Pa bindje dhe nënshtrim është e pamundur që të udhëzoheni.I dërguari ka për detyrë vetëm ta kumtojë qartë(Mesazhin). -Ai ka si detyrë kumtimin e qartë, që nuk lë asnjë dyshim tek askush. Dhe, vërtet, Profeti (a.s) e bëri këtë. Ai e kumtoi qartësisht Shpalljen e Zotit. Por Ai që do t’ju llogarisë e shpërblejë për veprat tuaja, është veçse Allahu i Lartësuar. Profeti nuk ka asgjë në dorë në këtë drejtim, pavarësisht se detyrën e tij e kreu plotësisht.