Al-Muminoon
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قُل لِّمَنِ ٱلْأَرْضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ 84
Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u lexojë këto ajete mohuesve të ringjalljes, atyre të cilët kanë parapëlqyer idhujt kundrejt Zotit të gjithësisë. Nëpërmjet këtyre ajeteve, u thërret mendjes së atyre të mjerëve që të kujtojnë ato gjëra që i besojnë edhe vetë dhe të meditojnë me kujdes në to. Ata e besojnë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Rregulluesi i gjithësisë. Pra, ata e njësojnë Allahun në aspektin rububije. Atëherë, ajeti i nxit ata që, duke u nisur nga fakti se Allahu është Një i vetëm në aspektin rububije, të pranojnë se Ai është Një dhe i vetëm edhe në aspektin uluhije, pra, në meritën e adhurimit, përkushtimit dhe nënshtrimit ndaj Tij. Gjithashtu, ata e besojnë se është Allahu i Madhëruar Ai që i krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë tjetër mes tyre. Atëherë, le të meditojnë në këtë fakt që e pranojnë, për të pranuar edhe faktin që Allahu mund t’i ringjallë të vdekurit, sepse kjo është edhe më e lehtë se krijimi i gjithë atyre krijesave madhështore. Duke i nxitur që të mendojnë e të vënë në përdorim logjikën, Allahu i Madhëruar thotë:Thuaj: “E kujt është Toka dhe çdo gjë në të?(Thuajeni)nëse e dini!” -Kush është Ai që e krijoi tokën dhe gjithë çka në të: kafshët, bimët, sendet, oqeanet, lumenjtë, malet? Pronë e kujt janë ato dhe në sundim të kujt? Kush është Ai që rregullon çdo çështje në këtë botë? Nëse i pyet, ata me siguri do të thonë se i krijoi Allahu, që është Një i vetëm e i Pashoq. E nëse ata e pohojnë diçka të tillë, atëherë thuaji: