Al-Muminoon
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَمَنْ خَفَّتْ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُو۟لَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فِى جَهَنَّمَ خَـٰلِدُونَ 103
Ndërsa, ata peshojat e të cilëve janë të lehta - ata e kanë humbur vetveten dhe janë në Xhehenem përgjithmonë. -Është fjala për ata të cilët kanë më shumë vepra të këqija se të mira. Për ata, Zoti thotë: "...ata e humbin vetveten...". Humbja e tyre është shumë e madhe, që kurrë nuk mund të kompensohet dhe të rregullohet. Ata humbin përjetësinë dhe e zhysin veten në dënimin dhe dëshpërimin e pafund. Ata e kanë patur mundësinë që të arrinin lumturinë e përjetshme pranë Zotit të botëve, por e humbin dhe e nënçmojnë veten, duke e lënë atë në dëshpërim e vuajtje të përjetshme. Allahu i Madhëruar thotë për ata që janë mbuluar tërësisht nga gjynahet se: "...janë në Xhehenem përgjithmonë." Kurrë nuk kanë për të dalë prej tij. Ky kërcënim, ashtu siç e theksuam, është për ata që janë mbuluar nga gjynahet e tyre, dhe të tillë mund të jenë veçse mohuesit. Këta lloj njerëzish nuk do ta kenë llogarinë si të tjerët, të cilëve u peshohen veprat e mira dhe të këqija, sepse këta nuk kanë ndonjë të mirë që t’u peshohet e t’u sjellë dobi, për shkak të kufrit të tyre. Por pasi të llogariten dhe përmblidhen veprat e tyre, ato do t’u paraqiten para syve të tyre dhe ata do t’i pranojnë se i kanë bërë dhe do të ndihen të poshtëruar. Ndërsa ata që e kanë themelin e imanit, teuhidin e Zotit, por kanë bërë shumë punë të këqija e gjynahe, aq sa ato peshojnë më shumë se veprat e mira të tyre, këta, edhe pse mund të hyjnë në zjarr, - nuk do të rrinë përjetësisht në të, ashtu siç tregojnë tekstet e Kur'anit dhe të Sunetit. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon përfundimin e keq të mohuesve: