Al-Hajj
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
مَا قَدَرُوا۟ ٱللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِۦٓ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِىٌّ عَزِيزٌ 74
Ata nuk e kanë madhëruar Allahun me madhërinë e Tij të vërtetë, ashtu siç e meriton. -Këta nuk e kanë lartësuar Zotin me madhërimin që i takon, sepse e kanë barazuar me krijesat e dobëta. Këta të mjerë e trajtuan njëlloj krijesën, që është e dobët, e varfër dhe e pafuqishme nga çdo aspekt, me Allahun e Madhëruar, i cili është i Pasur, Jonevojtar për asgjë dhe i Plotfuqishëm e absolut në çdo drejtim. Ata e trajtuan njëlloj si atë që nuk ka në dorë as për veten e vet e as për të tjerët të bëjë mirë apo keq, që nuk ka në dorë të japë jetë dhe të ringjallë, me Atë që, në fakt, është i Vetmi që ka në dorë të mirën dhe të keqen, që jep dhe privon dhe që ka në dorë të gjitha çështjet e krijesave dhe administrimin e tyre.Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar. -Ai është i Plotë dhe Absolut në fuqinë e Tij, Ai është i Plotë në krenarinë e Tij dhe Ngadhënjimtar. Një fakt që tregon se Ai është Fuqiplotë dhe Ngadhënjimtar, është se të gjitha krijesat janë në dorë të Tij. Askush dhe asgjë nuk lëviz ose të qëndrojë në prehje pa lejen e Tij, vetëm nëse Ai dëshiron dhe ashtu siç Ai e dëshiron dhe e vendos. Ajo që Allahu ka dashur të jetë është, dhe ajo që nuk ka dashur të jetë nuk është. Tregues i fuqisë së Tij të plotë është edhe se Ai i mban qiejt dhe tokën që të mos bien dhe të shkatërrohen. Ai është i Plotfuqishmi dhe, si i tillë, do t’i ringjallë të gjitha krijesat nga vdekja, nga i pari deri tek i fundit, me një të fryrë të bririt. Ai është i Plotfuqishmi, prandaj edhe i shkatërron tiranët - dhe të gjithë popujt arrogantë e të padrejtë - veçse me pjesë të vogël të fuqisë dhe të dënimit të Tij.