Taa-Haa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قَالَ ءَامَنتُمْ لَهُۥ قَبْلَ أَنْ ءَاذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِى عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحْرَ ۖ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَـٰفٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ فِى جُذُوعِ ٱلنَّخْلِ وَلَتَعْلَمُنَّ أَيُّنَآ أَشَدُّ عَذَابًا وَأَبْقَىٰ 71
Faraoni tha: “A i besuat atij para se unë t’ju jap leje?! Ai(Musai)është prijësi juaj, ai që jua mësoi magjinë! -Si guxuat të besonit atë pa më marrë leje e pa u konsultuar me mua?! Kjo ju duk shumë e çuditshme dhe e pa pranueshme Faraonit. Si qe e mundur që ata magjistarë, të cilët deri dje ishin shumë të nënshtruar e të bindur ndaj Faraonit për çdo çështje, të shndërroheshin komplet dhe të besonin Musain pa e pyetur fare atë? Megjithatë, edhe pas kësaj mrekullie të madhe, Faraoni u zhyt edhe më thellë në kufrin dhe tiraninë e tij. Ai filloi ta nënçmonte logjikën e popullit dhe të manipulonte mendjet e tyre. Ai punoi t’i bindte ata se Musai dhe magjistarët e kishin planifikuar gjithë këtë shfaqje, me qëllim që ta përzinin popullin nga Misiri. Pasi u foli gjatë, populli e besoi. I Lartësuari thotë: “Ai (Faraoni) e frikësoi popullin e vet dhe ata e dëgjuan. Ata ishin një popull i shkatërruar.” [Zuhruf 54]. Edhe pse kjo tezë nuk mund të pranohej edhe nga dikush me fare pak mend në kokë dhe që e njihte sadopak realitetin, ata e pranuan. Ata vërtet ishin popull mendjelehtë dhe i shfrenuar. A nuk menduan pak dhe të logjikonin drejt?! Musai erdhi nga Medjeni i vetëm dhe, kur mbërriti në Misir, nuk takoi as magjistarët dhe asnjë njeri tjetër, por direkt shkoi tek Faraoni, për ta ftuar në besimin e drejtë. Ai i tregoi disa shenja e mrekulli, por përsëri Faraoni, duke dashur ta kundërshtonte, dërgoi në çdo qytet njerëz, që t’i gjenin e sillnin magjistarët më të zotë dhe më të sprovuar. Magjistarët shkuan menjëherë te Faraoni, i cili u premtoi shpërblim dhe pushtet, nëse fitonin. Magjistarët shprehën nga ana e tyre përkushtimin më të madh për t’i shërbyer Faraonit dhe për t’u përballur me Musain. Atëherë, a është e mundur që, pas gjithë kësaj, të thuash se kjo u planifikua nga Musai?! Kjo është e pabesueshme. Pastaj Faraoni kërcënoi magjistarët, duke u thënë:Unë do t’jua pres duart e këmbët në të kundërtën e njëra-tjetrës e do t’ju mbërthej në trungjet e hurmave. -Ai i kërcënoi se do t’i ndëshkonte njëlloj si vrasësit dhe kusarët. Ai do t’u priste dorën e djathtë dhe këmbën e majtë, pastaj do t’i kryqëzonte e gozhdonte në trungjet e palmave, në mënyrë që t’i shihte e gjithë bota.Atëherë do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e të pandërprerë.” - Sipas pretendimit të tij, ai qenkësh më i fuqishëm se Allahu dhe dënimi i tij do të vazhdonte përgjithmonë. Kështu e përmbysi realitetin Faraoni, për të frikësuar ata që nuk kishin logjikë dhe që e pasonin si bagëtia. Megjithatë, kur magjistarët panë të vërtetën, pasi Allahu u pati dhënë logjikë të mjaftueshme për të njohur të drejtën dhe realitetin e gjërave, u përgjigjën plot besim e siguri: