سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
سورت 2

Al-Baqara

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 166

إِذْ تَبَرَّأَ ٱلَّذِينَ ٱتُّبِعُوا۟ مِنَ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوا۟ وَرَأَوُا۟ ٱلْعَذَابَ وَتَقَطَّعَتْ بِهِمُ ٱلْأَسْبَابُ 166

Atë ditë, paria do të distancohet prej pasuesve të saj, të gjithë do ta shohin dënimin dhe lidhjet mes tyre do të këputen. -Paria dhe të pasurit e mohuesve do të distancohen nga pasuesit dhe adhuruesit e tyre atë ditë. Atë ditë do të ndërpritet çdo lidhje që ata kanë në jetën e dynjasë, sepse ato janë ndërtuar jo për hir të Allahut dhe jo sipas udhëzimeve të Tij, por janë krijuar mbi baza të pavlera e të kota. Veprat dhe përpjekjet e tyre do të asgjësohen dhe ata do të binden se idhujt e tyre ishin të gënjeshtërt. Adhurimet që ata mendojnë se do t’u sjellin dobi, janë pikërisht ato që do të sjellin fatkeqësinë dhe trishtimin e tyre të pafund. Ata do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit dhe kurrë nuk do të dalin prej tij. A ka dëshpërim më të madh sesa ky?! E gjithë kjo do të ndodhë, sepse ata ndjekin dhe zbatojnë të kotën, me vullnet të lirë. Ata shpresojnë te diçka që nuk ekziston, dhe kështu i lidhin zemrat e tyre me hiçin. Me shkatërrimin e veprave të tyre, do të zhduken edhe shpresat e tyre, dhe kjo do t’i bëjë ata të vuajnë tmerrësisht. Kjo situatë është krejt e kundërt me gjendjen e atyre që i kanë lidhur zemrat me Mbretin e vërtetë, me Allahun e lartësuar. Ata kryejnë çdo vepër e adhurim me sinqeritet vetëm për Njëshin dhe Absolutin, Allahun e Madhëruar. Ata shpresojnë tek i Vetmi që mund të shpresohet. Ata e vendosin të vërtetën në vendin që i takon. Si të tillë, adhurimet e tyre janë të pranueshme e të shpërblyeshme. Ata do të dalin të fituar me veprat që do të paraqesin. Shpërblimi i tyre ka për të qenë i pandërprerë, pranë Zotit të tyre. Në suren Muhamed, ajetet 1-3, i Lartësuari thotë: “Allahu do t'ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë (me besimin e drejtë) dhe që pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. Ndërsa atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe e besojnë atë që iu shpall Muhamedit, e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, do t'ua mbulojë të këqijat dhe do t'ua përmirësojë gjendjen. Kjo, sepse ata që nuk besojnë ndjekin të pavërtetën, ndërsa ata që besojnë ndjekin të Vërtetën që ka ardhur prej Zotit të tyre. Kështu ua sjell Allahu shembujt njerëzve.”