سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
سورت 2

Al-Baqara

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 163

وَإِلَـٰهُكُمْ إِلَـٰهٌ وَٰحِدٌ ۖ لَّآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحْمَـٰنُ ٱلرَّحِيمُ 163

Zoti juaj(që meriton adhurimin) është Një dhe i vetëm. -Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për diçka, dhe Ai është më i drejti dhe më i vërteti në thëniet e Tij. Ai thotë se Zoti ynë është Një i vetëm, Unik, i Pashembullt për sa i përket Qenies së Tij, emrave e cilësive të Tij dhe veprave të Tij. Nuk ka të krahasueshëm me Të, nuk ka të barabartë me madhështinë e Tij, nuk ka të ngjashëm me Atë, në të gjitha aspektet. Nuk ka Zot e as kujdestar tjetër për krijesat, përveç Atij.Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë), përveç Tij. -Duke qenë i tillë, atëherë Ai është i vetmi që meriton të adhurohet, të duhet e të admirohet. Askush tjetër nuk meriton adhurim, përveç Allahut të Lartësuar.Ai është i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti. -Ai është i cilësuar me mëshirën më të madhe, së cilës nuk mund t'i përafrohet asnjë mëshirë tjetër. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë. Me mëshirën e Tij u sollën në ekzistencë të gjitha krijesat. Ato u përsosën vetëm me mëshirën e Krijuesit të tyre. Me mëshirën e Tij, krijesat ruhen nga çdo e keqe që u kanoset. Me mëshirën e Tij, Ai iu paraqit krijesave me emrat, cilësitë dhe dhuratat e Tij. Po me mëshirën e Tij, Ai u mësoi atyre gjithçka që u rregullon atyre dynjanë dhe besimin. Këtë e bëri duke u dërguar profetë dhe libra të ndritur. Nëse njeriu e kupton dhe bindet se çdo mirësi vjen vetëm nga Zoti, dhe se krijesat nuk mund të sjellin as dëm, as dobi, me siguri që do ta adhurojë si Zot të vetëm Allahun e Lartësuar. Ai do të bindet plotësisht se Allahu i Lartësuar është i vetmi që i meriton të gjitha llojet e adhurimit. Zemra e tij do të drejtohet vetëm tek Allahu i Lartësuar, duke shprehur për Të dashurinë, frikën, respektin, shpresën, madhërimin, mbështetjen e plotë etj. Pa dyshim, adhurimi për dikë tjetër veç Allahut është vepra më e shëmtuar. Si mund të adhurosh një krijesë prej dheu dhe të lësh adhurimin për Krijuesin e gjithësisë. Si mund të adhurosh një rob të nënshtruar, nevojtar në të gjitha drejtimet, dhe të lësh adhurimin e Krijuesit, Sunduesit e të Plotfuqishmit për gjithçka. Si mund të lësh adhurimin e Atij që mbretëron mbi gjithçka dhe të Cilit i është nënshtruar çdo gjë?! Ky ajet dëshmon se Allahu i Lartësuar është Unik në madhështinë, pushtetin dhe meritën e adhurimit. Askush tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Tij. Në ajet, Allahu i Lartësuar është përshkruar me cilësinë e mëshirës absolute, shenja të së cilës janë ekzistenca e çdo të mire dhe largimi i çdo të keqeje, e, rrjedhimisht, adhurimin e meriton veçse Ai që ka këto cilësi. Më pas, Allahu i Lartësuar përmend argumente më të shtjelluara rreth njëshmërisë së Tij. Ai tregon se krijesat e mrekullueshme dëshmojnë se Ai që i ka krijuar është i Vetëm, Unik, Absolut, i Plotfuqishëm, i Urtë, i Ditur, i Mëshirshëm, domethënë, me cilësitë më të larta, prandaj Ai është i vetmi që meriton të adhurohet në qiej dhe në tokë. Porse këto shenja e argumente u vlejnë veç njerëzve që mendojnë e përsiaten rreth tyre, duke kuptuar, si rezultat, njëshmërinë e Krijuesit.