Maryam
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
أُو۟لَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِن ذُرِّيَّةِ ءَادَمَ وَمِمَّنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ وَمِن ذُرِّيَّةِ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْرَٰٓءِيلَ وَمِمَّنْ هَدَيْنَا وَٱجْتَبَيْنَآ ۚ إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتُ ٱلرَّحْمَـٰنِ خَرُّوا۟ سُجَّدًا وَبُكِيًّا ۩ 58
Pasi foli për të gjithë këta profetë e lajmëtarë të nderuar, që ishin prej më të zgjedhurve, Allahu i Madhëruar thotë:Këta ishin ata që Allahu i dalloi nga profetët pasardhës të Ademit,... -Këta janë ata të cilët Allahu i begatoi me një mirësi, që nuk mund të arrihet nga askush. Ai u dhuroi atyre profetësinë e shpalljen. Këta ishin edukatorët, për të cilët Allahu na ka urdhëruar që të lutemi e të themi në çdo rekat namazi: “Na udhëzo në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre të cilët Ti i begatove, e jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin dhe as në rrugën e të humburve!” [Fatiha 6, 7]. Këta janë ata që Allahu i begatoi me të mira. Allahu na ka premtuar se, nëse i bindemi Atij, atëherë do të jemi në shoqërinë e këtyre të lumturve e të zgjedhurve: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata! Ky është shpërblimi që vjen prej Allahut dhe mjafton që Allahu Di gjithçka.” [Nisa 69].... pasardhës të atyre që i patëm bartur(në anije)bashkë me Nuhun,... -Disa profetë ishin pasardhës të Ademit dhe të atyre që i bartëm në anije me Nuhun. Të tjerët që erdhën më pas ishin:... pasardhës të Ibrahimit dhe të Jakubit(Israilët)dhe prej atyre, që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur. -Këto ishin shtëpitë më të mira në botë, që Zoti i zgjodhi, i dalloi dhe lartësoi mbi të tjerët. Të gjithë këta të zgjedhur, kur u lexoheshin ajetet e Rahmanit, binin në sexhde. Ata shprehnin mirënjohje dhe përulësi, sepse në shpalljet e Zotit ata gjenin lajme rreth çështjeve të fshehta dhe rreth atributeve të Allahut, që di çdo të fshehtë. Atje përshkruhet Dita e Gjykimit, premtimet dhe kërcënimet e Zotit.Kur atyre u lexoheshin ajetet e Zotit ata binin në sexhde dhe qanin. -Ata nënshtroheshin dhe shprehnin bindjen e plotë ndaj ajeteve të Allahut, me shpresë dhe respekt. Shpallja ndikonte fort në zemrat e tyre, duke u forcuar imanin. Zemrat u mbusheshin me frikë e me shpresë, ndërsa sytë u mbusheshin me lot. Ashtu i shprehnin Zotit pendimin e sinqertë dhe kërkonin falje e mëshirë. Ata binin në sexhde për të adhuruar Zotin e tyre. Ata ishin ndryshe nga të tjerët që, kur dëgjonin ajetet e Zotit, bëheshin të shurdhër e të verbër. Vërej me kujdes! Allahu thotë: “ajetet e Rahmanit”, për të na treguar se shpalljet janë treguese të mëshirës dhe bamirësisë së Tij për njerëzit. Përmes këtyre ajeteve, Ai udhëzon drejt së vërtetës u hap sytë njerëzve për ta parë qartë atë. Me Shpalljen, Allahu i shpëton ata nga humbja dhe devijimi. Nëpërmjet Shpalljes, Ai u jep diturinë e saktë e të dobishme dhe u hap rrugën për të punuar e jetuar sipas saj.