Maryam
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
فَٱتَّخَذَتْ مِن دُونِهِمْ حِجَابًا فَأَرْسَلْنَآ إِلَيْهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًا سَوِيًّا 17
Ajo u veçua prej tyre. -Ajo u izolua, në mënyrë që askush të mos e shihte dhe takonte. Merjemja donte kështu t’i përkushtohej Zotit të saj gjatë gjithë kohës, me sinqeritet, përulësi e nënshtrim të plotë. Ky, në fakt, ishte plotësim i porosisë së Zotit, siç thuhet në Kur'an: “Kujto kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur dhe të ka pastruar ty. Ai të ka zgjedhur ty mbi të gjitha gratë e botës. O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” [Al Imran 41, 42].Pastaj Ne dërguam tek ajo Xhibrilin dhe ai iu paraqit asaj si njeri i vërtetë(pa të meta). - Allahu i dërgoi Xhibrilin (a.s), i cili iu paraqit në formë njeriu, me pamjen e një burri të hijshëm e pa mangësi. Allahu e dërgoi melekun Xhibril në formë njeriu, sepse Merjemja nuk mund të përballonte pamjen e një meleku. Atëherë, kjo vajzë e devotshme, e cila ishte fshehur e mbyllur në këtë vend, madje edhe nga vetë familja e saj, kur pa këtë burrë, pati frikë se do t’i ndodhte ndonjë e keqe, prandaj kërkoi mbrojtje te Zoti i saj, duke thënë: