An-Nahl
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
أَتَىٰٓ أَمْرُ ٱللَّهِ فَلَا تَسْتَعْجِلُوهُ ۚ سُبْحَـٰنَهُۥ وَتَعَـٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ 1
Duke na treguar se ajo që Ai na ka premtuar është shumë pranë dhe patjetër do të ndodhë, Allahu i Lartësuar thotë:Erdhi(është afruar)urdhri i Allahut(kijameti). Pra mos e kërkoni ngutjen e tij! -Atij ka për t’i ardhur koha patjetër, dhe gjithçka që ka për të ndodhur është shumë afër. Juve mos t'ju duket aspak e largët ajo ditë.I Pastër(nga çdo mangësi)dhe i Lartësuar është Ai në krahasim me atë (idhujt) që ata i shoqërojnë. - Injorantët shpifin të pavërteta rreth Allahut të Lartësuar duke pretenduar se Ai ka partnerë që janë të barabartë në pushtetin dhe në krijimin e Tij. Ata shpifin dhe trillojnë se Zoti ka fëmijë dhe bashkëshorte. Ata gënjejnë duke thënë se ka ndonjë që është i barabartë me Allahun e Madhëruar në emrat, cilësitë dhe madhështinë e Tij. Të shumta janë trillimet e të paditurve, të cilat, sigurisht, nuk kanë bazë në fenë e Zotit dhe as në shpalljet e Tij. Të gjitha këto janë shpifje, që nuk i shkojnë madhështisë së Tij. Ato bien ndesh me faktin e padiskutueshëm se Zoti është i plotë dhe absolut në çdo aspekt dhe bien ndesh, gjithashtu, edhe me faktin se gjithmonë në shpalljet e Tij, Zoti e ka lartësuar dhe dëlirësuar Veten e Vet nga të tilla përshkrime, që ia mveshin armiqtë e Tij dhe të profetëve të Tij. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar përmend rëndësinë e besimit në Shpalljen që Ai ia ka zbritur të Dërguarit të Tij. Kjo Shpallje është e detyrueshme për t’u zbatuar. Është detyrë e çdo njeriu që të nënshtrohet për të jetuar sipas saj dhe për ta adhuruar Zotin e Lartësuar ashtu sikurse e ka sqaruar në të. Shpallja e mrekullueshme përshkruan, ndër të tjera, edhe cilësitë e plota të Allahut të Lartësuar. Në to, Ai prezanton veten e Tij me të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: