Ibrahim
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
هَـٰذَا بَلَـٰغٌ لِّلنَّاسِ وَلِيُنذَرُوا۟ بِهِۦ وَلِيَعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَا هُوَ إِلَـٰهٌ وَٰحِدٌ وَلِيَذَّكَّرَ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَـٰبِ 52
Ky është një mesazh për njerëzit, që ata të marrin këshillë... -Nëpërmjet Kur'anit, njerëzit pajisen me gjithçka që u nevojitet në udhëtimin e tyre drejt gradave më të larta, sepse ai përmban bazat e urtësisë dhe hollësitë e udhëzimit të Zotit. Në Kur'an përmblidhen të gjitha njohuritë për të cilat kanë nevojë krijesat. Përveç këtyre, Kur'ani shërben edhe si paralajmërues, sepse ai përmban kërcënime për t’u larguar nga të gjitha veprat e këqija dhe na tregon hollësisht për ndëshkimin e atyre që i kryejnë ato. Por mbi të gjitha, Kur'ani u shpall nga Zoti për t’u mësuar njerëzve një të vërtetë shumë të rëndësishme:... dhe ta dinë mirë se Ai është i Vetmi i Adhuruar, -Në Kur'an, Allahu i Lartësuar ka sjellë dhe ka shtjelluar argumente të qarta, që tregojnë njëshmërinë e Tij dhe faktin se Ai është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Këto argumente janë aq të shumta, saqë e ndihmojnë njeriun të arrijë në gradën “hakul jakin”, domethënë të vërtetës së sigurt. Allahu i Lartësuar e shpalli këtë Kur'an që:... dhe që të nxjerrin mësim ata që kuptojnë. -Domethënë, që të përfitojnë njerëzit që kanë logjikë të saktë dhe mendje të kthjellët. Këta përfitojnë nga ky libër çdo njohuri të dobishme, që mund të jetojnë sipas saj. Gjithashtu, ata mund të kuptojnë gjithçka që u bën dëm, që të mund t’i ruhen. Pikërisht me këtë dituri madhështore, sqaruese të gjithçkaje, dhe të jetuarit sipas saj, ata meritojnë të quhen të mençur. Nëpërmjet Kur'anit, atyre iu shtuan njohuritë, iu zhvillua arsyetimi, iu ndriçua mendja dhe fituan urtësinë. Kjo ndodh, sepse ata e shuajnë etjen e tyre për dituri me Kur'anin e pastër, i cili fton veçse në moralin më të lartë dhe në veprat më të mira. Kur'ani përmban argumentet më të forta dhe më të qarta, mbi të cilat mund të bazohet njeriu. Është një rregull i mrekullueshëm, që e udhëzon njeriun të ngrihet në gradat më të larta dhe ta shtojë dhe kultivojë më shumë diturinë, urtësinë dhe mprehtësinë e tij. Ky rregull ka një emër: ai quhet meditim i thellë në njohuritë e Kur'anit madhështor.