Yusuf
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قَالَ رَبِّ ٱلسِّجْنُ أَحَبُّ إِلَىَّ مِمَّا يَدْعُونَنِىٓ إِلَيْهِ ۖ وَإِلَّا تَصْرِفْ عَنِّى كَيْدَهُنَّ أَصْبُ إِلَيْهِنَّ وَأَكُن مِّنَ ٱلْجَـٰهِلِينَ 33
Ai tha: “O Zoti im! Parapëlqej më shumë burgun, sesa atë ku më ftojnë ato.” -Kjo tregon se edhe gratë e tjera filluan ta joshnin Jusufin që të bënte edhe me to atë që kërkonte zonja e tij. Megjithatë, Jusufi zgjodhi më mirë burgun dhe ndëshkimin e kësaj dynjaje, kundrejt kënaqësisë së përkohshme, që sjell ndëshkimin e ashpër dhe zemërimin e Allahut të Lartësuar. Pastaj, me përunjësinë dhe përgjërimin e një robi plot edukatë dhe madhërim për Zotin e tij, ai u lut:Nëse Ti nuk e largon kurthin e tyre prej meje, unë mund të prirem drejt tyre e të hyj në rradhën e të paditurve. - Kuptimi: Pas gjithë këtyre joshjeve dhe intrigave, unë mund të tërhiqem prej tyre, sepse unë jam i dobët dhe i pafuqishëm. Unë nuk mund të duroj të tilla sprova, nëse Ti, o Zoti im, nuk e largon prej meje efektin e këtyre joshjeve. Pa ndihmën dhe mëshirën Tënde, unë mund të anoj për nga ato, duke u bërë kështu një i paditur. Do të ishte injorancë e thellë prej meje, nëse do t’i jepja përparësi një kënaqësie të përkohshme dhe kaq të parëndësishme, ndaj premtimit të Allahut të Madhëruar. Nëse do të harroja kënaqësitë e përsëritshme, të njëpasnjësh-me, të pafundme dhe të përjetshme në Xhenetin e begatshëm të Allahut të Lartësuar, do të isha më i humburi dhe i dëshpëruari. Kënaqësitë e Xhenetit janë të larmishme, të shumta dhe të përjetshme. Asnjëherë nuk velesh prej tyre. Dituria, urtësia dhe mençuria të bëjnë që t’i japësh përparësi dobisë dhe kënaqësisë më të madhe dhe të përjetshme. Atëherë, Allahu i plotfuqishëm thotë: