سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Yusuf
سورت 12

Yusuf

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 31

فَلَمَّا سَمِعَتْ بِمَكْرِهِنَّ أَرْسَلَتْ إِلَيْهِنَّ وَأَعْتَدَتْ لَهُنَّ مُتَّكَـًٔا وَءَاتَتْ كُلَّ وَٰحِدَةٍ مِّنْهُنَّ سِكِّينًا وَقَالَتِ ٱخْرُجْ عَلَيْهِنَّ ۖ فَلَمَّا رَأَيْنَهُۥٓ أَكْبَرْنَهُۥ وَقَطَّعْنَ أَيْدِيَهُنَّ وَقُلْنَ حَـٰشَ لِلَّهِ مَا هَـٰذَا بَشَرًا إِنْ هَـٰذَآ إِلَّا مَلَكٌ كَرِيمٌ 31

Kur ajo dëgjoi për thashethemet e tyre, u çoi fjalë për t’i ftuar... -Atëherë, gruaja e Ministrit i ftoi gratë e qytetit në pallatin e saj për një gosti, me qëllim që atje t’u prezantonte Jusufin (a.s.)....dhe u përgatiti një gosti. Çdonjërës prej tyre i dha nga një thikë dhe i tha atij(Jusufit): “Dil para tyre!” -Ajo shtroi një tryezë plot me ushqime dhe pije të shijshme. Disa ushqime ose fruta kishin nevojë për thikë, siç janë qitrot për shembull, prandaj të gjitha gratë morën nga një të tillë. Më pas, ajo urdhëron Jusufin të dilte para atyre, me gjithë bukurinë dhe hijeshinë e tij. Duke përshkruar reagimin e tyre të çuditshëm, Allahu i Madhëruar thotë:Kur e panë, ato ngelën të shtangura(nga bukuria e tij), aq sa prenë edhe duart dhe pastaj thanë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri. Ky duhet të jetë ndonjë melek fisnik.” - Ato u mahnitën nga bukuria e Jusufit. Ato nuk kishin parë kurrë një bukuri të tillë. Aq u çuditën dhe u mrekulluan nga ajo pamje, saqë Allahu i Plotfuqishëm thotë: “aq sa prenë edhe duart”. Ato prenë duart e veta me thikat që kishin për të prerë frutat dhe ushqimet, duke thënë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri. Ky duhet të jetë ndonjë melek fisnik.” Jusufit i ishte dhënë një bukuri, nur e hijeshi e jashtëzakonshme. Për të gjithë ata që e shikonin, ai ishte një shenjë dhe një argument bindës për madhështinë e veprës së Allahut të Lartësuar. Në fakt, gratë panë vetëm bukurinë e jashtme të Jusufit, pa vërejtur bukurinë e tij të brendshme, e megjithatë u mahnitën pas tij. Pa dyshim, në të tillë situatë, ato e kuptuan qartë justifikimin e gruas së Ministrit dhe se çfarë kishte ndodhur me të. Kështu, pasi u tregoi bukurinë e jashtme të Jusufit, gruaja e Ministrit u foli grave të tjera edhe për bukurinë e tij të brendshme: për ndeshmërinë dhe pastërtinë e tij morale të plotë. Jo vetëm kaq, por e dehur tërësisht nga dashuria për të, ajo nuk pyeti fare se çfarë mendonin të tjerët, por nisi t’u tregonte vetë se si e kishte joshur Jusufin dhe se si ai ishte përmbajtur dhe i ishte larguar këtij tundimi. Pastaj tha: