At-Tawba
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
كَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ كَانُوٓا۟ أَشَدَّ مِنكُمْ قُوَّةً وَأَكْثَرَ أَمْوَٰلًا وَأَوْلَـٰدًا فَٱسْتَمْتَعُوا۟ بِخَلَـٰقِهِمْ فَٱسْتَمْتَعْتُم بِخَلَـٰقِكُمْ كَمَا ٱسْتَمْتَعَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُم بِخَلَـٰقِهِمْ وَخُضْتُمْ كَٱلَّذِى خَاضُوٓا۟ ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَـٰلُهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ وَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَـٰسِرُونَ 69 أَلَمْ يَأْتِهِمْ نَبَأُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَقَوْمِ إِبْرَٰهِيمَ وَأَصْحَـٰبِ مَدْيَنَ وَٱلْمُؤْتَفِكَـٰتِ ۚ أَتَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ ۖ فَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَـٰكِن كَانُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ 70
Ashtu si ata para jush të cilët ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë dhe u kënaqën me çfarë u takoi, edhe ju kaluat pjesën tuaj të kënaqësisë dhe u zhytët në kotësi si ata. Veprat e tyre janë të pavlera në këtë jetë dhe në jetën tjetër dhe pikërisht këta janë të dëshpëruarit. A nuk u ka mbërritur historia e atyre që ishin më herët, populli i Nuhut, i Adit dhe Themudit, populli i Ibrahimit, i Medjenit dhe i qyteteve të përmbysura - atyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta. Allahu nuk u bëri asnjë padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes. -Allahu i Madhëruar kërcënon munafikët me të njëjtin ndëshkim me të cilin goditi popujt e mëparshëm, që i kundërshtuan profetët dhe shpalljet e Zotit të tyre, si popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit, popullin e Ibrahimit, Medjenit dhe Mu'tefikatit. Mu'tefikati ishte populli që banonte në fshatrat e popullit të Lutit. Të gjithë këtyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta, të vërteta dhe të shndritshme si dielli. Por ata i kundërshtuan, prandaj u përfshinë nga ndëshkimet që na janë treguar. Kujdes, pra, o munafikë të mjerë, se edhe veprat tuaja janë të ngjashme me të tyret, prandaj ju pret i njëjti ndëshkim si ata. Ju u dëfryet të shfrenuar me mirësitë e kësaj bote, duke i përdorur ato jo për qëllimet që kërkon Zoti, por për kundërshtime e gjynahe ndaj Zotit. Ju, ashtu si popujt e shkatërruar, u zhytët në poshtërsira e kufër, e përqafuat të kotën dhe luftuat kundër të vërtetës së Zotit, prandaj meritoni ndëshkimin, ashtu sikurse edhe popujt para jush. Ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë besimtarët. Ata, - edhe pse kënaqen me mirësitë e kësaj bote, që Zoti u jep, - ndryshe nga mohuesit dhe munafikët, këto kënaqësi i shfrytëzojnë për të shtuar edhe më shumë bindjen ndaj Zotit dhe adhurimin ndaj Tij. Ata janë të ekulibruar në kënaqësitë e kësaj bote, duke u kufizuar në hallallin e Zotit dhe në qëllimin e mirë për t’u forcuar edhe më shumë në shërbimin ndaj Zotit. Ndërsa dituria e tyre është dituria e trashëguar me besnikëri nga profetët e Zotit. Përmes kësaj diturie, ata arrijnë gradën e jakin-it, që është siguria e plotë në të gjitha çështjet e larta dhe madhore që krijesat e Zotit duhet të dinë. Ata e mbrojnë të vërtetën e Zotit, duke e lartësuar atë në përballje me të kotën. Gjithashtu, ndëshkimi i të Lartësuarit për mohuesit e së vërtetës nuk është aspak padrejtësi ndaj tyre. Janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes, duke bërë gjynahe dhe duke kundërshtuar profetët, si çdo arrogant tjetër.