Al-Anfaal
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
وَإِن يُرِيدُوا۟ خِيَانَتَكَ فَقَدْ خَانُوا۟ ٱللَّهَ مِن قَبْلُ فَأَمْكَنَ مِنْهُمْ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ 71
E nëse ata duan të të tradhtojnë ty(o Muhammed), dije se në të vërtetë kanë tradhtuar Allahun, por Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta. -Nëse ata synojnë të të luftojnë, duke shkelur paktin e lidhur me ty, atëherë le të kujtojnë se çfarë përfundimi kanë pasur kur kanë thyer paktet me Allahun e Lartësuar, që thotë: “...Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta.”! Të kenë kujdes dhe të mos guxojnë të tradhtojnë marrëveshjet me ty! Të mos harrojnë se Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm mbi ta! Ata janë tërësisht në dorë të Allahut dhe kurrë nuk mund të dalin jashtë kontrollit të Tij. Le të kujtojnë gjithashtu, se:Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. -Allahu është i ditur për gjithçka. Asgjë nuk mund të dalë jashtë diturisë së Tij absolute. Allahu është, gjithashtu, El Hakim - i Urtë, që do të thotë se Ai vendos çdo gjë në vendin që i takon dhe i jep gjykimin që meriton. Prej diturisë dhe urtësisë së Tij janë dhe këto ligje e dispozita të mrekullueshme, që ka vendosur për ju. Tregues i diturisë dhe urtësisë së Allahut është dhe fakti se Ai është mëse i mjaftueshëm për ju, që t’ju ruajë nga e liga apo padrejtësia e njerëzve, prej të cilëve mund të ketë edhe nga ata që duan t’ju mashtrojnë. Allahu është i Gjithëdituri dhe i Urti, Ai që përkujdeset për ju edhe në këtë çështje, ashtu siç bën për të gjitha çështjet tuaja.