İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
Sure 7

Al-A'raaf

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 185

أَوَلَمْ يَنظُرُوا۟ فِى مَلَكُوتِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَىْءٍ وَأَنْ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَدِ ٱقْتَرَبَ أَجَلُهُمْ ۖ فَبِأَىِّ حَدِيثٍۭ بَعْدَهُۥ يُؤْمِنُونَ 185

A nuk shohin ata në mbretërinë e qiejve dhe të tokës... -Nëse përsiatin mbi këto shenja madhështore, pa dyshim do të gjejnë fakte të qarta që tregojnë se Zoti, Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i tyre është i Vetëm dhe i Pashoq në çdo aspekt. Zoti i qiejve dhe i tokës është i plotë dhe absolut në të gjitha atributet e Tij. Ai është Bamirës, i Drejtë dhe i Urtë në të gjitha veprat e Tij....dhe në gjithçka që ka krijuar Allahu? -Çdokush që kërkon të vërtetën le të shohë gjithçka që ka krijuar Allahu i Lartësuar në këtë botë. Çdo pjesë e kësaj gjithësie, sado e vogël qoftë, dëshmon për diturinë, pushtetin, urtësinë dhe gjerësinë e mëshirës së Allahut të Lartësuar. Tërë krijimi dëshmon për bamirësinë e pakufishme të Krijuesit dhe për faktin se vullneti i Tij realizohet mbi gjithçka. Bota që ekziston tregon për cilësitë madhështore dhe absolute të Sunduesit të Plotpushtetshëm. Ajo tregon se Krijuesi është i Vetëm, Absolut, i pashoq dhe i pakrahasueshëm në çdo aspekt. Për këtë arsye, është e detyrueshme që Allahu të jetë i Vetmi që adhurohet nga krijesat, i Vetmi që meriton dashurinë, lavdërimin, mirënjohjen dhe përkushtimin e tyre. Krijesat duhet ta duan me gjithë shpirt Zotin e tyre dhe duhet t’i nënshtrohen vullnetarisht ligjit të Tij.Afati i tyre mundet tashmë të jetë drejt fundit. -Le të shikojnë gjendjen e tyre! Le të marrin në llogari vetveten, para se t’u vijë befas vdekja, duke kundërshtuar të vërtetën. Le të reflektojnë dhe të ndryshojnë tani nga kjo gjendje e mjerë ku ndodhen, sepse kur vjen vdekja, nuk ka më shans për t’u kthyer mbrapa. Ky ajet është nxitje për reflektim, pendim dhe kthim tek Allahu i Lartësuar me bindje. Kjo është një ftesë bujare për të dalë nga gjendja e mospërfilljes së porosive të Allahut të Lartësuar.Atëherë, cilit Mesazh pas këtij, do t’i besojnë? - Nëse ata nuk besojnë këtë libër të mrekullueshëm, atëherë cilës fjale i besojnë?! Vallë, u besojnë librave të mashtrimit dhe devijimit, librave që të fusin në errësirat e humbjes dhe të çojnë larg Allahut të Lartësuar?! Apo u besojnë shpifësve, që flasin nga vetja e vet dhe shejtani i mallkuar?! Por të mjerët nuk e kuptojnë që nuk ka asnjë mundësi udhëzimi pa e dëshiruar këtë Allahu i Lartësuar. E vetmja mundësi për të gjetur rrugën e drejtë është t’ia kërkosh këtë Allahut të Lartësuar, i Cili është i vetmi që ka në dorë udhëzimin. Prandaj i Madhëruari thotë më pas: