İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
Sure 7

Al-A'raaf

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 172

وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِنۢ بَنِىٓ ءَادَمَ مِن ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ ۖ قَالُوا۟ بَلَىٰ ۛ شَهِدْنَآ ۛ أَن تَقُولُوا۟ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَـٰذَا غَـٰفِلِينَ 172

Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre.... -Allahu bëri që njerëzit të jenë pasardhës të njëri-tjetrit, duke lindur brez pas brezi dhe shekull pas shekulli. Ai i nxori në dritë nga shpina e baballarëve të tyre dhepastaj nga barku i nënave të tyre....dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” - Allahu i bëri që ata të dëshmonin se Ai është Zoti, Sunduesi, Krijuesi, Furnizuesi dhe Ai që përmirëson dhe rregullon çështjet e tyre. Allahu i Madhëruar vendosi thellë në natyrën e pastër të njeriut këtë lloj besimi. Njeriu është i brumosur me besimin e pastër dhe të natyrshëm se Allahu është Zoti, Krijuesi, Sunduesi, Mbretëruesi dhe Ai që përkujdeset për ta. Ky besim është ngulitur thellë në ndërgjegjen dhe në natyrën e njeriut.Atëherë, njerëzit e pranuan dhe dëshmuan për vërtetësinë e këtij fakti, duke thënë:“- “Po,"- thanë ata, - dëshmojmë për këtë.” -Allahu i Lartësuar e ka bërë natyrën e pastër të robërve të Tij të tillë që ata ta besojnë Atë drejt, pa bërë idhujtari. Çdo njeri lind me natyrshmërinë e pastër islame, me besimin në një Zot të vetëm dhe nënshtrimin ndaj Tij. Porse natyra e njeriut mund të ndryshojë me kohë, për shkak të rrethanave të tjera. Kështu, të gjithë pasardhësit e Ademit, me natyrën e pastër që i ka krijuar Zoti, dëshmojnë për monoteizmin e pastër, ashtu siç ishte mesazhi dhe misioni i profetëve.Atëherë, mos thoni Ditën e Kijametit: “Ne s’kemi ditur gjë për këtë.” -Nëpërmjet profetëve, Ne kërkuam prej jush që të pranoni dhe pohoni këtë besim të pastër, që ndodhet në natyrën tuaj, në mënyrë që ju të mos e mohoni një gjë të tillë Ditën e Gjykimit, duke gjetur justifikime. Ditën e Gjykimit ju nuk do të mund të pretendoni se nuk ju erdhi asnjë argument nga Allahu i Lartësuar dhe se nuk patët asnjë fakt që t’ju tregojë e udhëzojë për besimin e drejtë. Allahu i ka sjellë argumentet e Tij të qarta, që të mos thoni: “Ne nuk dinim gjë për këtë.”. Kështu nuk do të mund të mbroheni para Allahut të Lartësuar.Një hadith i saktë nga Profeti (a.s.), që gjendet te Buhariu dhe Muslimi, thotë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër, - e sipas një transmetimi tjetër: “...në këtë fe” - por prindërit e kthejnë në çifut, në të krishtërë ose zjarrputist.”