Al-An'aam
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
قَدْ جَآءَكُم بَصَآئِرُ مِن رَّبِّكُمْ ۖ فَمَنْ أَبْصَرَ فَلِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَنْ عَمِىَ فَعَلَيْهَا ۚ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيْكُم بِحَفِيظٍ 104
Tashmë ju kanë ardhur prova të qarta nga Zoti i juaj. -Juve ju erdhën shumë ajete që sqarojnë të vërtetën, aq sa e bëjnë atë të shndritshme dhe të dukshme si dielli për sytë. Ajetet e Kur’ânit janë sjellë me elokuencën më të lartë, me shprehjet më të qarta e të kuptueshme, që shpalosin të vërtetën dhe urtësitë më të mëdha. Arsyeja është se ato janë Shpallje e Zotit të gjithësisë. Ai është Zoti i gjithësisë, që përkujdeset për gjithë botën, duke u dhuruar pandërprerë prej mirësive e begative të Tij. Mirësitë e Tij mbi krijesat janë të dukshme dhe të fshehura, të jashtme dhe të brendshme. Ndër mirësitë më të mëdha janë qartësimi i ajeteve, ligjeve, si edhe zgjidhja e problemeve të ndryshme.Kush i sheh, ai e ka për veten e vet ... -Ai që i trajton ajetet dhe shenjat e Allahut me nderimin që u takon, duke i kuptuar drejt ato dhe duke punuar sipas tyre me sinqeritet vetëm për të kënaqur Allahun, ai i ka bërë nder dhe mirësi veçse vetvetes. Allahu është Ganijun Hamid, i Pasuri dhe Jonevojtari për krijesat dhe i Lavdëruar vetvetiu, pa pasur nevojë që krijesat ta lavdërojnë e madhërojnë....e kush mbyll sytë, ai i bën dëm vetes. -Ai që i sheh ajetet dhe shenjat e Allahut, por i injoron ato, duke bërë sikur nuk i ka parë, ai që i sheh ajetet dhe shenjat e Allahut dhe nuk ndriçohet nga drita e tyre, ai që këshillohet dhe nuk e pranon këshillën, ai që i qartësohet e vërteta dhe nuk nënshtrohet që të punojë e jetojë sipas saj, ai dëmton veç veten nga verbëria që tregon.Unë nuk jam mbikqyrësi juaj. -O i Dërguar, thuaju atyre: “Unë nuk jam mbikëqyrësi apo regjistruesi i veprave tuaja! Kjo nuk është detyra ime. Unë jam veçse një transmetues i qartë e besnik, që ka detyrë të qartësojë të vërtetën në mënyrën më të bukur dhe më të kuptueshme. Unë e kreva misionin që m’u ngarkua, duke e përcjellë qartë mesazhin e ngarkuar nga Zoti im. Kjo është detyra ime, ndërsa veprat tuaja dhe llogaria për to nuk janë përgjegjësi e imja.