At-Tur
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
أَمْ لَهُمْ سُلَّمٌ يَسْتَمِعُونَ فِيهِ ۖ فَلْيَأْتِ مُسْتَمِعُهُم بِسُلْطَـٰنٍ مُّبِينٍ 38
A mos kanë ata shkallë të larta, mbi të cilat përgjojnë? -A kanë ata njohuri rreth të fshehtave të Zotit apo ndonjë mundësi që të dëgjojnë bisedat e qiellit, dhe në këtë mënyrë të dinë atë që të tjerët nuk e dinë?Atëherë, le të sjellë përgjuesi i tyre ndonjë provë të sigurt! -Ai që pretendon të tilla gjëra, le të sjellë ndonjë provë të pranueshme. Po si mund të ndodhë një gjë e tillë, madje si mund të mendohet ajo? Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për të fshehtat dhe të dukshmet dhe nuk ia tregon askujt të fshehtat e Tij, përveç atyre që i ka përzgjedhur si profetë, të cilëve u mëson aq sa Ai dëshiron. Muhamedi (a.s.) është profeti më i zgjedhur, më i ditur dhe imami i të gjithë profetëve. Ai njoftoi botën me lajme nga i Madhëruari dhe i urdhëroi ata që ta njësojnë Atë në adhurim. Ai erdhi ndër njerëz me përgëzi-me dhe kërcënime dhe solli rrëfime të vërteta për të shkuarën dhe të ardhmen. Ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë mohue-sit e profetëve, të paditurit, të padrejtët e armiqtë e të vërtetës, që trillojnë lloj-lloj gënjeshtrash të pabaza. Atëherë, cili e meriton të dëgjohet dhe të pasohet? Profeti solli aq shumë prova e mrekulli për vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, saqë ajo tashmë konsiderohet si dituria më e sigurt dhe e padiskutueshme. Ndërsa pala tjetër nuk arrin as të justifikohet për rrugën që ka zgjedhur, e aq më pak, të argumentojë saktësinë e saj.