Adh-Dhaariyat
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا۟ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ 52
Po kështu, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u shkonte ndonjë profet, thoshin: “Është magjistar ose i çmendur.” -Idhujtarët dhe mohuesit e Zotit gjithmonë i kanë mohuar profetët e Zotit. Ata kanë fyer dhe shpifur për Zotin dhe profetët e Tij. Ky është zakon i pandryshueshëm i tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar e sjell këtë fakt në vëmendjen e Profetit të Tij të dashur, për ta ngushëllu-ar atë nga trajtimi i vrazhdë dhe jo i denjë që i bëhej nga populli i tij. Çdo profet është fyer dhe trajtuar si magjistar ose si i çmendur. Allahu i Lartësuar bën një pyetje: Për këto fjalë që përsëriten nga të parët dhe të fundit, a mos ka ndonjë marrëveshje mes tyre, që t’i trajtojnë njëlloj profetët e Zotit?! Por nuk është çudi që ndodh diçka të tillë, sepse ata janë njerëz të prishur.