Muhammad
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
إِنَّ ٱللَّهَ يُدْخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ جَنَّـٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ ۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يَتَمَتَّعُونَ وَيَأْكُلُونَ كَمَا تَأْكُلُ ٱلْأَنْعَـٰمُ وَٱلنَّارُ مَثْوًى لَّهُمْ 12
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t’i fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ndërsa për ata që nuk besojnë, të cilët dëfrejnë dhe hanë ashtu si hanë kafshët, Zjarri është vendi i tyre! -Pasi tregoi se është Miku i dashur i besimtarëve, i Cili kujdeset plot mëshirë për ta, Allahu i Madhëruar na bën të ditur se si do të veprojë me ta në ahiret. Ai premton se do t’i fusë besimtarët në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, që ujitin pemët e bukura plot fruta. Gjithashtu, pasi tregoi se mohuesit nuk kanë ndonjë mik që t’i ndihmojë dhe që përkujdeset për ta, Allahu i Madhëruar thotë se ata lihen qëllimisht që të mbështeten te vetja, e cila është shumë nevojtare, por ata janë të padrejtë dhe mospërfillëse ndaj ftesës së Zotit. Ata nuk pranojnë të pajisen me cilësitë e mira, që rregullojnë personalitetin e tyre. Ata i kanë shkatërruar një nga një cilësitë e mira njerëzore, duke rënë shumë poshtë e duke u shndërruar në krijesa më poshtë se kafshët, të cilat nuk kanë as logjikë e as arsye. Ata thjesht kërkojnë të përmbushin çdo dëshirë të egos së tyre kafshërore. Qëllimi i jetës së tyre është thjesht përmbushja e dëshirave dhe e kënaqësive të kësaj dynjaje. Të gjitha veprat dhe qëllimet e tyre vërtiten rreth kësaj bote, duke mos menduar fare rreth ahiretit dhe atyre çështjeve të cilat, nëse plotësohen, do t’u mundësonin lumturinë në të dyja jetët. Ata e shpërfillin ahiretin dhe nuk përgatiten për të, prandaj edhe vendqëndrimi i tyre si shpërblim do të jetë Zjarri. Atje do të ndëshkohen përgjithmonë dhe kurrë nuk do t’u lehtësohen vuajtjet!