Ar-Room
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
وَمِنْ ءَايَـٰتِهِۦٓ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَٰجًا لِّتَسْكُنُوٓا۟ إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ 21
Nga argumentet e Tij është që, Ai krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj, që të gjeni prehje tek ato dhe bëri që mes jush të ketë dashuri dhe mëshirë. -Nga shenjat madhështore që i dëshmojmë në këtë jetë dhe që tregojnë mëshirën e Tij, përkujdesin e madh për krijesat, urtësinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe diturinë e Tij madhështore është edhe fakti që Ai: "... krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj ...", të tilla që ju përshtaten juve dhe ju u përshtateni atyre. Ai ju ka bërë për njëri-tjetrin dhe vendosi ngjashmëri mes jush në aspekte të shumta. Me diturinë, urtësinë e mëshirën e Tij, Ai i bëri këto gjëra që: "... të gjeni prehje tek ato dhe bëri që mes jush të ketë dashuri dhe mëshirë." Ai bëri të mundur që ju të gjeni prehje, qetësi, dashuri e mëshirë tek njëri tjetri, që përmbushen gjatë martesës suaj. Ai ju dhuron kënaqësi trupore e shpirtërore, por edhe shumë dobi e përjetime të mrekullueshme kur ju dhuron fëmijë. Në këtë mënyrë, mes jush forcohet dashuria e mëshira dhe ju merrni përsipër përgjegjësitë e familjes. Shtëpia juaj bashkëshortore është vendi i qetësisë dhe prehjes suaj mes gruas dhe fëmijëve, që i doni dhe ju duan. Njeriu nuk e gjen diku tjetër dashurinë, prehjen e mëshirën që gjen në familjen e tij.Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. - Ata vënë në përdorim mendjen e tyre, për të medituar në shenjat e argumentet e Allahut në krijimin e Tij. Nëse mediton në çdo fazë të jetës së njeriut, e sheh përkujdesin e vazhdueshëm të Zotit në çdo çast të jetës.