Aal-i-Imraan
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
فَمَنْ حَآجَّكَ فِيهِ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ فَقُلْ تَعَالَوْا۟ نَدْعُ أَبْنَآءَنَا وَأَبْنَآءَكُمْ وَنِسَآءَنَا وَنِسَآءَكُمْ وَأَنفُسَنَا وَأَنفُسَكُمْ ثُمَّ نَبْتَهِلْ فَنَجْعَل لَّعْنَتَ ٱللَّهِ عَلَى ٱلْكَـٰذِبِينَ 61
Atyre që të kundërshtojnë ty në çështjen e tij(Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta,... -Allahu i Lartësuar i bën të ditur Profetit (a.s.) se, pas ardhjes së argumenteve të qarta, çdokush që polemizonte me të rreth çështjes së Isait (a.s.), duke pretenduar se ai (Isai)ishte i barabartë me vetë Allahun, është i padrejtë dhe kryeneç, që mohon të vërtetën. Allahu na ka treguar se Isai (a.s.) ishte një prej krijesave të Tij, adhurues i sinqertë dhe Profet nga më të nderuarit dhe të zgjedhurit. Me njerëzit të cilët e shpërfillin të vërtetën e ardhur prej Zotit nuk vlen më diskutimi dhe argumentimi, sepse ata nuk diskutojnë për të arritur të vërtetën, por thjesht për të kundërshtuar e për të treguar veten. Nga diskutime të tilla nuk përfiton askush, prandaj Allahu i Lartësuar na ka udhëzuar që të ndjekim një tjetër rrugë me kësi njerëzish....thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju... -Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’i ftonte ata arrogantë në një sfidë të hapur, që quhet mubâheleh. Mubâhelehdo të thotë: grumbullimi i dy grupeve kundërshtare në një vend, që të lusin Allahun e Lartësuar që ta mallkojë dhe ta ndëshkojë atë grup që është gënjeshtar në pretendimin e tij. Të dyja palët duhet të marrin me vete fëmijët, gratë dhe njerëzit më të dashur të tyre....dhe të lutemi për mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët.”. -Profeti (a.s.) i ftoi ata në një procedurë të tillë, pasi ata nuk pranuan argumentimin dhe faktet e qarta të sjella prej tij. Por ata nuk e pranuan këtë sfidë të Profetit (a.s.). E si mund të pranonin një sfidë të tillë, kur e dinin se kjo do të thoshte që të shfaroseshin totalisht me gjithë familjet e tyre, duke u ndëshkuar kështu që në këtë jetë! Ata pranuan që të qëndronin në fenë e tyre, edhe pse ishin të sigurt për kotësinë e saj. Një sjellje e tillë dëshmon për poshtërsinë dhe motivin e sëmurë që fshihej brenda zemrave të tyre. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë: