Aal-i-Imraan
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
لِيَقْطَعَ طَرَفًا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَوْ يَكْبِتَهُمْ فَيَنقَلِبُوا۟ خَآئِبِينَ 127
Kjo, që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve, ose për t’i poshtëruar ata dhe të kthehen pas të zhgëjyer. - Allahu i Lartësuar na tregon se ndihma e Tij për besimtarët vjen me dy objektiva:1. Për të rrënuar bazat ose shtyllat më të forta të qafirëve, duke i vrarë, robëruar apo duke nënshtruar dhe marrë pasuritë e tyre. Në këtë mënyrë, forcohen muslimanët dhe dobësohen qafirët. Dihet, gjithashtu, që lufta e tyre kundër Islamit mbështetet te numri i forcave ushtarake, armatimi, pasuria dhe fuqia ekonomike dhe epërsia territoriale. Kësisoj, duke shkatërruar një pjesë të këtyre faktorëve që u përmendën, është shuar një pjesë e fuqisë së tyre kundër Islamit dhe muslimanëve.2. Objektivi i dytë është turpërimi i qafirëve dhe i synimeve të tyre kundër muslimanëve, duke i kthyer ata të poshtëruar, me gjithë forcën dhe potencialin e tyre të madh. Ata shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre për të goditur muslimanët, por Allahu i Lartësuar ua jep fitoren muslimanëve, për t’i kthyer qafirët të dëshpëruar dhe të dështuar në përpjekjet dhe pikësynimet e tyre.Nëse sheh realitetin, do të vëresh se ndihma e Allahut për besimtarët synon dy objektivat e lartpërmendura, pra: ose fitoren mbi ta, ose sprapsjen e tyre me poshtërim.