Aal-i-Imraan
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
هَـٰٓأَنتُمْ أُو۟لَآءِ تُحِبُّونَهُمْ وَلَا يُحِبُّونَكُمْ وَتُؤْمِنُونَ بِٱلْكِتَـٰبِ كُلِّهِۦ وَإِذَا لَقُوكُمْ قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَوْا۟ عَضُّوا۟ عَلَيْكُمُ ٱلْأَنَامِلَ مِنَ ٱلْغَيْظِ ۚ قُلْ مُوتُوا۟ بِغَيْظِكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ 119
Ja, ju i doni ata, ndërsa ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjitha librat(kurse ata jo). –Kuptimi: Ju, me pastërtinë tuaj, tregoni mëshirë dhe dashuri për ta, ndërsa ata kurrë nuk mund t’ju duan. Ju i besoni të gjithë librat e shpallur nga Zoti, ndërsa ata nuk e besojnë dhe nuk e respektojnë Librin e zbritur nga Zoti juaj, edhe nëse shfaqen se e besojnë atë para jush.Kur ata ju takojnë, thonë: “Ne kemi besuar.” Por kur veçohen, ata kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi kundër jush. –Kuptimi: Ata janë aq të poshtër, saqë para jush shtiren sikur e besojnë Shpalljen tuaj, por kur veçohen me njëri-tjetrin, nga marazi dhe urrejtja e madhe për ju, ata kafshojnë mollëzat e gishtërinjve.Thuaju: “Vdisni me mllefin tuaj!” Allahu e di shumë mirë se çfarë mbajnë ata në zemrat e tyre. -Ky ishte një përgëzim për besimtarët: çdokush që do të mundohet t'i dëmtojë ata, do t’ia bëjë të keqen vetes së tij. Kështu, kuptimi i ajetit është: Me marazin që ata kanë në shpirtin e tyre, kurrë nuk do të jenë në gjendje që t’ju dëmtojnë ju. Mllefi i tyre do të vazhdojë gjithmonë t'i trazojë dhe torturojë zemrat e tyre, derisa t’u vijë vdekja e hidhur, dhe pastaj të kalojnë për të vuajtur të plotë edhe ndëshkimin e përjetshëm të ahiretit.