İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · An-Noor
Sure 24

An-Noor

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 25

يَوْمَئِذٍ يُوَفِّيهِمُ ٱللَّهُ دِينَهُمُ ٱلْحَقَّ وَيَعْلَمُونَ أَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْحَقُّ ٱلْمُبِينُ 25

Atë ditë Allahu do t'ua japë të plotë(gjithë) shpërblimin e merituar. -Do t’ua japë me drejtësi, barazi dhe të plotë shpërblimin për veprat e tyre.Dhe ata e dinë mirë se Allahu është i Vërteti i Qarti. - Në atë ditë të vështirë dhe të madhe, ata do ta mësojnë mirë se Allahu është e vërteta e qartë, Ai është i vetmi Zot i adhuruar me meritë, cilësitë e Tij madhështore janë të vërteta, veprat e Tij të drejta janë të vërteta, adhurimi i dedikuar Atij është i vërtetë, takimi me Të është i vërtetë, premtimet dhe kërcënimet e Tij janë të vërteta, ligji i tij i Sheriatit dhe ligji i shpërblimit e ndëshkimit janë të vërtetë. Domethënë, e vërteta është e kufizuar veçse tek Allahu dhe në atë që ka ardhur prej Tij.