İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
Sure 21

Al-Anbiyaa

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

76–77. âyetler

وَنُوحًا إِذْ نَادَىٰ مِن قَبْلُ فَٱسْتَجَبْنَا لَهُۥ فَنَجَّيْنَـٰهُ وَأَهْلَهُۥ مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ 76 وَنَصَرْنَـٰهُ مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَآ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمَ سَوْءٍ فَأَغْرَقْنَـٰهُمْ أَجْمَعِينَ 77

(Kujto)Nuhun, kur na pati thirrur dikur e Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga tmerri i madh (përmbytja). Ne e mbrojtëm atë prej popullit që i përgënjeshtronte argumentet Tona. Me të vërtetë ai ishte një popull i dhënë pas së keqes, prandaj Ne i përmbytëm që të gjithë. -Kujtoni robin, adhuruesin e sinqertë dhe Profetin Tonë të dashur Nuh (a.s). Kujtoje atë duke e lavdëruar dhe treguar cilësitë dhe virtytet e tij të larta. Allahu e dërgoi Nuhun si profet te populli i tij. Ai qëndroi mes tyre 950 vjet, duke i ftuar të adhuronin Allahun e Madhëruar si Një të vetëm dhe për t’u larguar nga idhujtaria. Ai i këshillonte në çdo gjendje e kohë, natë e ditë, haptazi dhe fshehtazi. Por kur e pa që tek ata nuk ndikonin aspak paralajmërimet, kërcënimet dhe këshillat, Nuhu iu lut Zotit të tij, duke thënë: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 - 28]. Dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tij, duke i përmbytur të gjithë dhe duke mos lënë asnjë prej tyre gjallë. Allahu shpëtoi vetëm Nuhun, familjen e Nuhut dhe pasuesit e tij besimtarë, duke i bartur në një anije të mbushur plot. Allahu bëri që vetëm pasardhësit e familjes së tij të mbetur të vazhdonin jetën e të shtoheshin. E gjithë bota janë pasardhës të Nuhut. Kështu e ndihmoi Allahu Nuhun kundër popullit që u tall me të.