Al-Kahf
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
أَفَحَسِبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَن يَتَّخِذُوا۟ عِبَادِى مِن دُونِىٓ أَوْلِيَآءَ ۚ إِنَّآ أَعْتَدْنَا جَهَنَّمَ لِلْكَـٰفِرِينَ نُزُلًا 102
Vallë, mendonin jobesimtarët se, përveç Meje, mund të merrnin si mbrojtës robërit e Mi?! -Ky është një argument i qartë për kotësinë e besimit të disa mohuesve, të cilët i konsiderojnë disa profetë apo evlija, si shokë e partnerë të Zotit. Ata u përkushtohen atyre me adhurime e përulje, duke besuar se ata kanë për t’i mbrojtur, duke i shpëtuar nga dënimi dhe zemërimi i Allahut, dhe do t’u japin nga shpërblimi i Tij. Por me këtë besim të kotë, ata, në fakt, e kanë mohuar vetë Zotin dhe profetët e Tij. Kështu, Allahu i Lartësuar u bën një pyetje retorike, që përmban qortim e paralajmërim dhe, në të njëjtën kohë, tregon kotësinë e besimit të tyre për mendjet e shëndosha. Ai thotë: “Vallë, mendonin jobesimtarët se, përveç Meje, mund të merrnin si mbrojtës robërit e Mi?!” Një i dashur dhe i zgjedhur i Zotit, një profet apo edhe një besimtar i mirë e i devotshëm, kurrë nuk do të bëhej mik apo mbështetës i dikujt që armiqësohet me Zotin dhe profetin e Tij dhe që nuk ka besimin e saktë. Evlijatë e Zotit gjithmonë duan atë që do Zoti dhe e urrejnë atë që Zoti e urren dhe zemërohen me atë që Zoti zemërohet. Sipas këtij kuptimi, ky ajet i ngjan një ajeti tjetër, ku Allahu thotë: "Ditën kur Ai do t’i tubojë ata të gjithë, do t'u thotë melekëve: “Këta janë ata që ju adhuronin ju?” Ata (melekët) thonë: “I dëlirë je, o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata adhuronin xhindët dhe shumica e tyre besonin në ta”. [Sebe 40, 41]. Kështu, kush pretendon se ka afërsi, mik dhe mbështetës ndonjë nga të dashurit e Zotit, ndërkohë që vetë është kundërshtar dhe armik i Zotit, le ta dijë se është gënjeshtar. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Ndërsa një kuptim tjetër është: “A mos menduan, vallë, mohuesit e Zotit dhe kundërshtuesit e Profetit se, përveç Zotit, do të gjejnë ndonjë mik e mbështetës që do t’i ndihmojë e t’u sjellë ndonjë dobi apo t’u largojë ndonjë dëm e fatkeqësi?! Kjo është një shpresë e kotë, sepse të gjithë janë krijesa dhe, si të tilla, nuk kanë në dorë asnjë mundësi për dëm apo dobi. Në këtë formë, ky ajet do t’i ngjasonte ajetit tjetër: “Thuaj: “Thirrini ata, të cilët i mendonit si zota përveç Tij! Ata nuk mund t'jua largojnë fatkeqësitë dhe as nuk mund t'i zhvendosin ato diku tjetër. Edhe vetë idhujt, të cilëve këta u luten, kërkojnë afrimin, shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.” [Isra 56, 57]. Po kështu, edhe në ajete të tjera të ngjashme, ku Allahu e mohon çdo lloj mundësie që ndonjë krijesë të ndihmojë ose dëmtojë dikë. Çdokush që ka këtë lloj shprese ka për t’u zhgënjyer dhe do të dalë i humbur, pa arritur asgjë nga kërkesat dhe shpresat e tij.Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendpritës të jobesimtarëve. -Kjo është pritja e përgatitur për ata të mjerë! Sa e keqe është ajo dhe sa i tmerrshëm është Xhehenemi si vendbanim!