An-Nisaa
Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.
Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21
إِنَّ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ يُخَـٰدِعُونَ ٱللَّهَ وَهُوَ خَـٰدِعُهُمْ وَإِذَا قَامُوٓا۟ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ قَامُوا۟ كُسَالَىٰ يُرَآءُونَ ٱلنَّاسَ وَلَا يَذْكُرُونَ ٱللَّهَ إِلَّا قَلِيلًا 142
Hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i bën ata të mashtrohen. -Allahu i Lartësuar na flet rreth munafikëve dhe cilësive të tyre të ndyra. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, duke u hequr si muslimanë dhe duke fshehur kufrin e tyre. Ata mendojnë se kështu do të shpëtojnë nga Allahu i Madhërishëm. Por është Allahu i Lartësuar Ai që i lë ata të mashtrojnë vetveten dhe të mos e kuptojnë këtë gjë. Që në momentin kur ata synojnë të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, ata, në të vërtetë, janë duke mashtruar vetveten. E ku ka njeri më të mashtruar se ai që dëmton vetveten, që e poshtëron dhe e privon atë nga mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit?! Madje, kjo tregon edhe për mangësi në mendjen e tij. Ai jo vetëm që kryen një poshtërsi të madhe, por e sheh atë si të mirë dhe pandeh se tregohet i zgjuar. Subhanallah, çfarë bën injoranca me ata që i ka vënë poshtë vetes! Kështu i zhgënjen ata i Madhërishmi në këtë dynja, ndërsa në Ditën e Gjykimit, zhgënjimi që ata do të përjetojnë do të jetë shumë herë më i dhimbshëm: “Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. (Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!” Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi. Ata (munafikët) u thërrasin (besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?” - “Po, por ju e shkatërruat veten, sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit. Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut. Sot prej jush (o munafikë)nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!” [El hadid 12 – 15]. Disa nga cilësitë e tyre që përmend Allahu i Lartësuar janë:Ata, kur ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë,... -Pra, edhe në kryerjen e namazit, që është adhurimi më i rëndësishëm, ata shfaqin dembelizëm dhe plogështi. Kjo ndodh veçse për shkak të mungesës së dëshirës së tyre për të kryer këtë adhurim. Zemrat e tyre janë të zbrazëta nga imani dhe shpresa për shpërblimin e Allahut të Madhërishëm, madje edhe kur bëhet fjalë për një adhurim kaq të rëndësishëm dhe të shpërblyeshëm, siç është falja e namazit. Nëse në zemrat e tyre do të kishte iman dhe shpresë për shpërblimin e Zotit, ata nuk do të shfaqnin kurrë përtaci....vetëm sa për t’u dukur para botës... -Vetëm syfaqësia i shtyn që të bëjnë ndonjë vepër që duket. Ata duan që të shihen dhe të lëvdohen nga njerëzit për punët që kryejnë. Pra, qëllimi i tyre nuk është që të kënaqin Allahun e Lartësuar....ndërsa Allahun e përmendin fare pak. -Zemrat e tyre janë të mbushura me hipokrizi, prandaj nuk kanë vend për dashurinë dhe madhërimin e Allahut të Lartësuar. Përmendja e Allahut të Lartësuar në mënyrë të vazhdueshme mund të bëhet veçse nga një besimtar, zemra e të cilit është e mbushur me dashuri dhe madhërim për Allahun, si edhe me shpresë për shpërblimin e Tij bujar.