Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
Sura ya 4

An-Nisaa

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 136

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ ءَامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلْكِتَـٰبِ ٱلَّذِى نَزَّلَ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَٱلْكِتَـٰبِ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ مِن قَبْلُ ۚ وَمَن يَكْفُرْ بِٱللَّهِ وَمَلَـٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَـٰلًۢا بَعِيدًا 136

Mësoje se urdhri për të besuar mund t’u drejtohet ose atyre që ende nuk e kanë atë, ose atyre që e kanë atë. Në rastin e parë, urdhri është fillimisht për të besuar, sikurse është urdhri që u drejtohet jobesimtarëve: “O ju njerëzit e Librit! Besojeni atë (Kur'anin) që e shpallëm si vërtetues të atij që keni në duar, para se t'jua fshijmë (shqisat nga) fytyrat dhe t’jua kthejmë ato prapa koke, ose t’ju mallkojmë siç i mallkuam ata (shkelësit e ligjit)të së shtunës. Urdhri i Allahut është i pakthyeshëm.”. [Nisa 47]. Ndërsa në rastin e dytë, kur u drejtohet atyre që e kanë tashmë besimin, ai është urdhër për të rregulluar dhe plotësuar besimin që gjendet në zemrën e tyre. Kështu ndodh edhe në këtë ajet, ku Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për të besuar. Pra, Ai i urdhëron ata që të përmirësojnë dhe plotësojnë besimin e tyre, duke kultivuar sinqeritetin e vërtetësinë, duke u larguar nga çdo gjë që e prish dhe cenon këtë besim, si edhe duke u penduar apo duke forcuar lidhjet me Zotin e tyre. Gjithashtu, ky është urdhër për të shtuar ato elementë të imanit, që ende nuk gjenden te besimtari, duke thelluar njohuritë rreth tyre dhe veprave që përfaqësojnë. Kur besimtari mëson diçka të re nga Shpallja e Zotit, mediton rreth saj dhe e kupton qartë, atëherë ai arrin në një tjetër nivel të imanit të urdhëruar. Kështu ndodh me të gjitha veprat e tjera, të dukshme apo të fshehta. Sa më shumë bën vepra të mira, të urdhëruara nga Zoti, aq më i fortë i bëhet besimi. Të gjitha ato janë prej imanit dhe kultivuese të tij, sikurse dëshmojnë shumë tekstet të Sheriatit dhe konsensusi i brezave të parë të këtij umeti. Ky ajet është edhe një urdhër për të qenë të vazhdueshëm dhe të pathyeshëm në këtë rrugë, deri në vdekje, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” [Al Imran 102]. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:O ju që keni besuar! Besoni plotësisht në Allahun, në të dërguarin e Tij, në Librin që ia ka shpallur të Dërguarit të Tij dhe në Librin që ua ka zbritur atyre para tij. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i besuar Atij dhe të dërguarve të Tij, të besojmë Kur’ânin dhe librat e shenjtë që janë shpallur më parë. Të gjitha këto janë pjesë të imanit të detyrueshëm për çdo njeri që hyn në fe. Askush nuk quhet besimtar nëse nuk ka qoftë edhe një prej këtyre besimeve. Njeriu e ka detyrë që t’i besojë këto çështje, qoftë edhe në mënyrë të përgjithshme, për sa kohë nuk ka mundur t’i marrë ato të shtjelluara. Ndërsa ato çështje për të cilat ka marrë shpjegim të shtjelluar dhe të mjaftueshëm duhet t’i besojë më hollësisht, ashtu sikurse i ka mësuar nëpërmjet Shpalljes. Çdokush që e ka këtë iman të detyrueshëm, është i shpëtuar dhe i udhëzuar në rrugën e drejtë.Kush nuk beson në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e gjykimit, ai ka humbur shumë larg(rrugës së drejtë).” -E ku ka humbje më të largët se ajo e atij që braktis rrugën e drejtë të treguar nga Zoti nëpërmjet profetëve të Tij, për të shkuar drejt ndëshkimit të dhimbshëm?! Dije se mohimi qoftë edhe i një çështjeje të vetme nga këto të përmendura konsiderohet si mohim i të gjitha atyre, sepse ato nënkuptojnë e mbështesin njëra-tjetrën. Nuk mund të besosh njërën prej tyre dhe të mohosh pjesën tjetër. Më tej, i Madhëruari thotë: