Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sura ya 2

Al-Baqara

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 232

وَإِذَا طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَلَا تَعْضُلُوهُنَّ أَن يَنكِحْنَ أَزْوَٰجَهُنَّ إِذَا تَرَٰضَوْا۟ بَيْنَهُم بِٱلْمَعْرُوفِ ۗ ذَٰلِكَ يُوعَظُ بِهِۦ مَن كَانَ مِنكُمْ يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ ۗ ذَٰلِكُمْ أَزْكَىٰ لَكُمْ وَأَطْهَرُ ۗ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ 232

Kur t’i keni ndarë gratë dhe ato të kenë përmbushur afatin e tyre të pritjes(id-deh), mos i pengoni që të rimartohen me burrat e tyre, nëse ka pëlqim mes çiftit, ashtu si e kërkojnë rregullat... -Ky ajet u drejtohet kujdestarëve ligjorë të grave të divorcuara. Allahu i Lartësuar nuk i lejon ata që, pas mbarimit të kohëpritjes, ta ndalojnë gruan të martohet përsëri me burrin nga i cili është ndarë, nëse bien dakord mes tyre. Pas ndarjes, babai apo vëllai i gruas, nga zemërimi, mund të duan që ta pengojnë vajzën të rimartohet me të njëjtin burrë. Por Allahu i Lartësuar i ndalon ata nga një veprim i tillë, nëse burri dhe gruaja bien dakord që të rimartohen. Madje kjo lloj ndalese është shumë e fortë, sepse Allahu i Lartësuar thotë:...nga të cilat përfitojnë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në Botën Tjetër. -Pra, kush beson në Allahun dhe në Ditën e Llogarisë nuk e pengon femrën që të rimartohet me ish burrin e saj, nëse ata të dy bien dakord për rikthimin e normalitetit. Madje kjo është më e pastër dhe më e mirë për ata, siç thotë Allahu i Lartësuar:Kjo është më e dobishmja dhe më e pastra për ju. -Kjo është më e mirë dhe më e drejtë për ju. Pra, kujdestari i vajzës të mos mendojë aspak se ndalimi i rimartesës së saj me bashkëshortin e dikurshëm është veprim i drejtë dhe i mirë. Madje, të tilla qëndrime vijnë shpeshherë nga fodullëku i njerëzve, por Allahu i Lartësuar dëshiron të mirën dhe lehtësimin e adhuruesve të Tij.Allahu e di e ju nuk e dini. -Askush të mos mendojë se moslejimi është më i drejtë, sepse Allahu, i Cili e ka lejuar rimartesën e gruas me ish burrin e saj, është më i ditur rreth mirësive dhe drejtësisë, ndërsa ne jemi të paditur. Kush e di më mirë se cila është më e drejta dhe më e dobishmja për ne? Kush është ai që më së shumti i dëshiron ato për ne? Kush është i plotfuqishëm për të na i dhuruar dhe për të na i ruajtur ato? Vetëm Allahu mund t’i bëjë të gjitha këto për ne, me mënyra që ne i njohim ose jo. Ky ajet është argument për domosdoshmërinë e lejes së kujdestarit të vajzës për saktësinë e martesës. Pra, leja e kujdestarit të vajzës është e domosdoshme, që martesa të jetë e saktë dhe e ligjshme. Si kuptohet kjo nga ajeti? Kjo kuptohet nga fakti që Allahu i Lartësuar i ka ndaluar kujdestarët e vajzës nga pengimi i rimartesës së saj me ish burrin, dhe ndalesa mund të ishte veçse për diçka që është në kompetencën e tyre. Thënë ndryshe, nëse leja e tyre për martesën e vajzës nuk do të ishte e rëndësishme në martesë, atëherë nuk kishte pse të ndaloheshin nga kjo gjë. Allahu i Lartësuar i ndalon ata të pengojnë vajzën që të martohet, sepse leja e tyre është kusht për saktësinë e martesës.