Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sura ya 2

Al-Baqara

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 208

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱدْخُلُوا۟ فِى ٱلسِّلْمِ كَآفَّةً وَلَا تَتَّبِعُوا۟ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيْطَـٰنِ ۚ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ 208

O ju që keni besuar, hyni në Islam plotësisht(me gjithë zemër)! -Ky është një urdhër i Allahut të Lartësuar, drejtuar të gjithë besimtarëve, që ata të hyjnë tërësisht në Islam. Pra, ata urdhërohen që t'i zbatojnë të gjitha dispozitat e Islamit, duke mos lënë asnjërën prej tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të mos bëhen si ata që adhurojnë vetëm pasionet dhe dëshirat e tyre të shfrenuara dhe të padrejta, të cilët, nëse Sheriati u përshtatet me dëshirat e tyre, e ndjekin dhe e zbatojnë pikë për pikë, por nëse Sheriati bie ndesh dhe dëshirat e tyre, atëherë ata e braktisin atë. Me fjalë të tjera, në këtë ajet Allahu i Lartësuar na urdhëron që dëshirat dhe synimet tona t’ia nënshtrojmë Sheriatit dhe fesë së zbritur nga Ai. Njeriu është i urdhëruar që të kryejë vepra të mira aq sa të ketë mundësi. E nëse shikon se disa prej tyre i ka të pamundura t’i realizojë, atëherë le të vendosë me zemër se do t'i bëjë dhe të japë maksimumin, sepse kështu, edhe nëse nuk e arrin qëllimin, do të marrë shpërblimin njëlloj si për kryerjen e tyre. Të hysh tërësisht në Islam, në të gjitha aspektet e tij, nuk është e mundur pa kundërshtuar rrugët e shejtanit. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë menjëherë pas urdhrit të parë:...e mos ndiqni hapat e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i betuar! -Hapat e shejtanit janë veprat që kundërshtojnë porositë e Zotit. Nga ana tjetër, dihet se armiku yt i deklaruar kërkon veçse të keqen tënde, prandaj të shtyn në çdo gjë që është në dëmin tënd. Por, me gjithë këto paralajmërime dhe udhëzime, njerëzit përsëri mund të neglizhojnë, prandaj Allahu i Lartësuar sjell një tjetër kërcënim, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm: