Al-Hujuraat
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُنَادُونَكَ مِن وَرَآءِ ٱلْحُجُرَٰتِ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ 4
Sa u përket atyre që të thërrasin nga jashtë mureve, shumica nuk kanë logjikë. -Këto ajete erdhën për shkak të një grupi beduinësh, që shkuan te Profeti (a.s.). Prej vrazhdësisë së tyre, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata si njerëzit më të prirur për të mos i njohur dhe zbatuar porositë dhe kufijtë e Tij. Kështu, ky grup beduinësh vajti në Medinë, dhe pastaj drejt e te shtëpia e Profetit (a.s.). Atje nuk pritën fare që ai të dilte vetë në pritje të tyre, por u afruan te porta dhe filluan ta thërrisnin: “O Muhamed, o Muha-med!”. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar i qortoi dhe i quajti njerëz pa logjikë. Ata ende nuk ishin pajisur me edukatën e duhur kundrejt Profetit, siç kishte porosi-tur Allahu i Madhëruar. Edukata e mirë është shenjë e logjikës dhe arsyes së shë-ndoshë. Nëse dikujt i jepet moral i mirë, i është dhënë edhe arsyetim i mirë, dhe kjo tregon se Allahu dëshiron të mirën për të. Më pas, i Madhëruari thotë: