Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Hujuraat
Sūrah 49

Al-Hujuraat

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 3

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصْوَٰتَهُمْ عِندَ رَسُولِ ٱللَّهِ أُو۟لَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱمْتَحَنَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمْ لِلتَّقْوَىٰ ۚ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ عَظِيمٌ 3

Me të vërtetë, ata që e ulin zërin pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu ua ka sprovuar zemrën për të parë devotshmërinë. Për ta ka falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. -Këtu Allahu i Lartësuar i lëvdon ata të cilët e ulin zërin e tyre kur janë te Profeti (a.s.). Allahu i vuri në provë zemrat e tyre, pas përfundimit të së cilës zemrat e tyre dolën të qëndrueshme dhe të denja për t’u pajisur me devotshmëri. Më pas, Allahu i Lartësuar u premton atyre falje për gjynahet dhe mangësitë e tyre, që nënkupton siguri nga çdo e keqe dhe shpërblim shumë të madh, realitetin e të cilit mund ta dijë veçse Ai, Allahu i Madhëruar. Shpërblim i madh do të thotë arritja e gjithçkaje të dashur dhe të synuar. Ky ajet dëshmon se Allahu i Madhëruar i provon zemrat, duke i vënë përballë urdhrash që duhen zbatuar, përballë ndalesash që duan respektim, si dhe përballë fatkeqësish që duan durim, të shoqëruar me kënaqësi për caktimin e Tij. Çdokush që përqendrohet dhe i qëndron besnik përherë porosive të Allahut, synon kënaqësinë e Tij dhe garon për vepra të mira, duke u dhënë atyre përparësi kundrejt dëshirave të tij të devijuara, me të vërtetë quhet besnik dhe i denjë për t’u pajisur me takua. Në të kundërt, kuptohet se ai nuk bën për këtë gradë të lartë.