Az-Zumar
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ ٱجْتَنَبُوا۟ ٱلطَّـٰغُوتَ أَن يَعْبُدُوهَا وَأَنَابُوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ لَهُمُ ٱلْبُشْرَىٰ ۚ فَبَشِّرْ عِبَادِ 17
Ata që i largohen(tagutit) adhurimit të idhujve ... -Fjala tagut në këtë kontekst nëkupton adhurimin e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Kështu, të zgjedhurit i largohen adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut. Ky është sqarim i detajuar nga Allahu, që është i Urtë dhe i Gjithëditur, për të na treguar se lëvdata shkon veçse për ata të cilët i largohen idhujtarisë dhe adhurimit të çdo gjëje veç Allahut.dhe kthehen të penduar(e të bindur)tek Allahu -Ata kthehen tek Zoti me adhurime të sinqerta, duke iu dedikuar tërësisht me zbatimin e fesë me sinqeritet vetëm për Të. Të gjitha forcat e tyre drejtohen dhe përqëndrohen në adhurimin e Allahut, Mbretit të Gjithëditur, si Një dhe i Vetëm. Ata largohen nga shirku, gjynahet dhe mosbindja ndaj Zotit. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:do të kenë një gëzim të madh. -Askush nuk mund ta përshkruajë apo të dijë madhështinë e këtij përgëzimi dhe çfarë ai përmban, veçse Ai që i nderon me të. Ajeti përfshin të gjitha llojet e përgëzimit, qoftë në dynja qoftë në ahiret. Në këtë jetë, e mira vjen nëpërmjet emrit dhe famës së mirë ndër njerëz, nëpërmjet ëndrrave të mira që ata shohin për veten ose që të tjerët i shohin për ta, nëpërmjet kujdesit të veçantë që Allahu i Madhëruar tregon për ta, kujdes që gjithmonë i ndjek pas dhe i shoqëron ata vazhdimisht. Falë këtij kujdesi, ata e ndiejnë dhe e shohin se Ai dëshiron t’i ndihmojë e t'ua lehtësojë çdo çështje në dynja dhe në ahiret. Në jetën tjetër, atyre u vjen lajmi i mirë që në momentin e vdekjes, pastaj në varr, pastaj në Ditën e Ringjalljes. Përgëzimi më i madh dhe përmbyllës do t'u vijë në momentin kur Zoti Bujar dhe Mëshirëplotë do t'i njoftojë se është i kënaqur prej tyre dhe se kurrë nuk do të zemërohet me ta, por gjithmonë do t'i mbulojë me mirësitë e Tij dhe ata do të jenë përgjithmonë në Xhenet, të sigurt dhe në paqe. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin që t'i përgëzojë duke përmendur edhe ato vepra të tyre, për të cilat e meritojnë përgëzimin:Përgëzoji, atëherë, robërit e Mi! - Përgëzoji adhuruesit e Zotit që kanë këto cilësi: