Skip to content
Tafsir As-Saadi · Az-Zumar
Sūrah 39

Az-Zumar

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 16

لَهُم مِّن فَوْقِهِمْ ظُلَلٌ مِّنَ ٱلنَّارِ وَمِن تَحْتِهِمْ ظُلَلٌ ۚ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ ٱللَّهُ بِهِۦ عِبَادَهُۥ ۚ يَـٰعِبَادِ فَٱتَّقُونِ 16

Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe shtresa zjarri nga poshtë. -Një valë dënimi e madhe do t’i mbulojë nga sipër, si një re e madhe. Po kështu do të kenë dënim edhe nga poshtë.Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kijeni frikë(dënimin)!” -Ky ndëshkim dhe përshkrimi i tij është një paralajmërim nga Allahu dhe shprehje e mëshirës së Tij për ne, që të na kthejë në rrugën e Tij, prandaj thotë: “O robërit e Mi, kijeni frikë (dënimin)!” Domethënë, të gjitha këto ndëshkime të banorëve të Zjarrit, Ai na i tregon që të ftojë robërit e Tij të pajisen me devotshmëri dhe të ruhen nga gjithçka që i çon tek ndëshkimi. I lavdëruar qoftë Allahu, që i mëshiron robërit e Tij në çdo gjë dhe ua lehtëson rrugët drejt Tij. Ai i nxit ata që t'i hyjnë këtyre rrugëve. Ai i bën ata të përmallohen për ftesën e Tij dhe t'u qetësohen zemrat. Allahu i ka paralajmëruar dhe kërcënuar që kurrë të mos adhurojnë gjë tjetër veç Tij, duke u sjellë çdo lajm dhe arsye që t'i bëjë të largohen prej rrugëve të humbjes dhe dënimit. Pasi përmendi keqbërësit dhe dënimin që i pret, Allahu i Madhëruar flet për të penduarit e të kthyerit tek Ai me bindje, si edhe shpërblimin që i pret ata. Ai thotë: