Skip to content
Tafsir As-Saadi · An-Noor
Sūrah 24

An-Noor

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 51

إِنَّمَا كَانَ قَوْلَ ٱلْمُؤْمِنِينَ إِذَا دُعُوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ أَن يَقُولُوا۟ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۚ وَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ 51

Kur besimtarët ftohen, që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” -Besimtarët e vërtetë janë ata të cilët e shprehin imanin nëpërmjet veprave të tyre. Një nga cilësitë e tyre është edhe bindja dhe nënshtrimi i plotë e pa rezerva ndaj ligjit dhe gjykimit të Zotit dhe Profetit të tij, në çdo rast, qoftë kur është pro dëshirave të tyre, qoftë kur është kundër. Kur ata ftohen që mes tyre të gjykojë Allahu e Profeti i Tij, "...e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” Domethënë, e dëgjuam me respekt ligjin dhe gjykimin e Zotit dhe të Profetit dhe iu përgjigjëm e iu bindëm atij që na fton në zbatimin e tij. Ne i bindemi tërësisht e pa asnjë rezervë këtij gjykimi. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:Ata janë të shpëtuarit. -Allahun e përkufizon el felahu-n vetëm tek ata. El felahu është fitorja dhe realizimi i gjithçkaje të mirë që njeriu e synon dhe shpëtimi nga çdo gjë së cilës i druhet në të dyja botët. Askush nuk mund ta arrijë këtë mirësi, veçse atyre që gjykohen përmes ligjit të Allahut dhe Profetit, duke qenë të bindur dhe të kënaqur me të. Pasi përmendi vlerën dhe shpërblimin e madh të atyre që i binden dhe nënshtrohen ligjit dhe gjykimit të Zotit dhe Profetit në rastet që kërkojnë gjykim, i Lartësuari tregon shpërblimin e madh të atyre që i binden Atij dhe Profetit përgjithësisht, në të gjitha gjendjet dhe veprat. Ai thotë: